Kronika 18 June 2026, 18:15 Nga VNA

Gjykata e Lartë prish vendimin për sekuestrimin e pasurive të Arben Ahmetajt, çështja rikthehet për rigjykim në Apelin e Posaçëm

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë prish vendimin për sekuestrimin e pasurive të

Gjykata e Lartë prishi këtë të enjte vendimin për sekuestrimin e pasurive të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe e riktheu çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm, me një tjetër trup gjykues.

Vendimi u mor nga gjyqtari Gent Shala, i cili konstatoi shkelje proceduriale në vendimin e mëparshëm të firmosur nga gjyqtari Dhimitër Lara.

Arben Ahmetaj ndodhet në arrati dhe ka kërkuar azil politik në Zvicër. Ish-numri dy i qeverisë akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme