Sport 13 June 2026, 17:03 Nga VNA

Ronaldo optimist për Botërorin 2026: Ky brez do t’u sjellë shumë gëzim portugezëve

Ndaje në Whatsapp
Ronaldo optimist për Botërorin 2026: Ky brez do t’u sjellë

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, u shpreh optimist për paraqitjen e kombëtares së tij në Kupën e Botës 2026, duke theksuar se ndihet në formë të mirë fizike dhe se Portugalia disponon një brez futbollistësh shumë cilësorë.

Në një prononcim për mediat, sulmuesi i Al Nassr deklaroi se skuadra do të shkojë në Botëror me shumë shpresë, por pa bërë premtime për fitimin e trofeut.

“Ne po shkojmë në këtë Botëror me shumë shpresë. Fizikisht jam mirë dhe këtë e kanë parë të gjithë në ndeshjet e mia. Vetëm në fund do ta dimë nëse do të jemi apo jo kampionë bote. Është një brez shumë i mirë dhe mendoj se do t’u japë shumë gëzim portugezëve”, tha Ronaldo.

I pyetur nëse e konsideron të mundur që Portugalia të fitojë titullin e parë botëror në histori, 41-vjeçari u përgjigj se kjo është një mundësi reale, por varet nga shumë faktorë.

“Mendoj se po, por do të varet nga shumë faktorë”, u shpreh ai.

Ronaldo theksoi gjithashtu se momentet vendimtare të një turneu të madh vijnë pas fazës së parë, kur lodhja fizike dhe psikologjike fillon të ndikojë te skuadrat. “Gjëja më e rëndësishme është kur topi fillon të rrotullohet. Pas ndeshjes së dytë apo të tretë, kur gjërat fillojnë të vështirësohen dhe lodhja shtohet, atëherë do të shohim kampionët e vërtetë”, përfundoi kapiteni portugez.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme