Sport 11 June 2026, 18:27 Nga VNA

Julian Alvarez zgjedh Barcelonën, pavarësisht ofertës 150 milionë euro të Realit

Ndaje në Whatsapp
Julian Alvarez zgjedh Barcelonën, pavarësisht ofertës 150

E ardhmja e Julian Alvarez vijon të mbetet një nga çështjet më të diskutuara të merkatos së verës, teksa sulmuesi argjentinas duket se ka bërë tashmë zgjedhjen e tij.

Sipas raportimeve të TEAMtalk, ylli i Atletico Madridit ka Barcelonën si destinacionin e preferuar, pavarësisht ofertës marramendëse prej 150 milionë eurosh të paraqitur nga Real Madridi për transferimin e tij.

Raporti thekson se 26-vjeçari ua ka bërë të qartë dy gjigantëve spanjollë se prioriteti i tij mbetet një kalim në “Camp Nou”, duke mos ndryshuar qëndrim as pas ofensivës së rivalëve madrilenë.

Megjithatë, realizimi i një transferimi të tillë mbetet i ndërlikuar. Atletico Madridi nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtësisht nga një prej lojtarëve më të rëndësishëm të projektit të tij sportiv, ndërsa oferta e Real Madridit ka rritur ndjeshëm vlerën e mundshme të operacionit.

Ndërkohë, gara për shërbimet e argjentinasit nuk kufizohet vetëm në Spanjë. Arsenal dhe Paris Saint Germain po ndjekin nga afër zhvillimet, edhe pse qëndrimi i Atleticos dhe interesimi i dy rivalëve të mëdhenj spanjollë e bëjnë transferimin jashtëzakonisht të vështirë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme