Sport 11 June 2026, 18:19 Nga VNA

Zyrtare, Ylber Ramadani rinovon me Leçen deri në vitin 2027

Ndaje në Whatsapp
Zyrtare, Ylber Ramadani rinovon me Leçen deri në vitin 2027

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, do të vazhdojë të jetë pjesë e Leçes edhe për dy sezone të tjera.

Klubi italian ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së 29-vjeçarit deri në verën e vitit 2027, duke i dhënë fund spekulimeve që kanë qarkulluar muajt e fundit rreth të ardhmes së tij.

Lajmi nuk vjen si surprizë, pasi mediat italiane kishin raportuar që në janar për dëshirën e të dyja palëve për të vijuar bashkëpunimin. Tashmë marrëveshja është finalizuar dhe bërë publike nga drejtuesit e klubit të Serie A.

Ramadani është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Leçes, duke fituar besimin e stafit teknik falë paraqitjeve të qëndrueshme dhe rolit të tij kyç në mesfushë.

Me këtë rinovim, Leçe siguron shërbimet e një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa reprezentuesi kuqezi do të vijojë aventurën e tij në elitën e futbollit italian të paktën deri në verën e vitit 2027.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme