Sport 7 June 2026, 19:39 Nga VNA

Ederson thirret në kombëtaren e Brazilit për Botërorin 2026 pas dëmtimit të Wesley-t

Ndaje në Whatsapp
Ederson thirret në kombëtaren e Brazilit për Botërorin 2026

Mesfushori i Atalantës, Ederson, është përfshirë zyrtarisht në listën e Brazilit për Kupën e Botës 2026, pasi do të zëvendësojë mbrojtësin e djathtë të Romës, Wesley.

Lajmi është konfirmuar nga Federata Braziliane e Futbollit, e cila njoftoi se Wesley ka pësuar një dëmtim muskulor në aduktorët e kofshës së majtë gjatë ndeshjes miqësore ndaj Egjiptit dhe nuk do të jetë i gatshëm për turneun.

Sipas raportit mjekësor, rezonanca magnetike ka evidentuar shkallë dëmtimi që e detyron lojtarin të humbasë kompeticionin më të madh të futbollit ndërkombëtar.

Në vend të tij, trajneri ka vendosur të thërrasë Edersonin, i cili pritet t’i bashkohet menjëherë skuadrës në Shtetet e Bashkuara. Mesfushori brazilian, i cili aktivizohet me Atalantën, raportohet se është gjithashtu pranë një transferimi te Manchester United për rreth 45 milionë euro.

Brazilit i duhet të bëjë ndryshime të detyruara në listën e tij pak para nisjes së turneut, ndërsa Ederson shihet si një opsion me eksperiencë për mesfushën e Seleçaos.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme