Sport 10 June 2026, 12:32 Nga VNA

Raphinha përballë ofertës së çmendur, 48 milionë euro në vit për t’u larguar nga Barcelona

Ndaje në Whatsapp
Raphinha përballë ofertës së çmendur, 48 milionë

Liga Profesionale Saudite po përgatit një tjetër ofensivë të madhe në merkato, këtë herë me objektiv sulmuesin e Barcelonës, Raphinha.

Sipas raportimeve të gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Al-Nassr dhe Al-Hilal po monitorojnë nga afër situatën e 29-vjeçarit brazilian, duke qenë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë me vlerë katër herë më të lartë se paga e tij aktuale.

Raphinha përfiton aktualisht rreth 12 milionë euro neto në sezon, ndërsa klubet saudite janë të gatshme ta rrisin këtë shifër në 48 milionë euro në vit. Pas të dyja skuadrave qëndron Fondi Sovran i Investimeve (PIF), i cili synon të afrojë emra të mëdhenj për të rritur prestigjin e kampionatit saudit.

Për të bindur Barcelonën të heqë dorë nga shërbimet e brazilianit, klubet saudite janë të gatshme të ofrojnë rreth 80 milionë euro.

Vetë Raphinha ka pranuar më parë se ka qenë shumë pranë një transferimi në Arabinë Saudite gjatë verës së vitit 2024, por ardhja e Hansi Flick në stolin e Barcelonës ndryshoi planet e tij.

“Oferta që morëm nga Arabia Saudite ishte shumë joshëse. Do të ndryshonte jo vetëm jetën time, por edhe atë të prindërve të mi, djalit tim dhe shumë njerëzve të tjerë”, deklaroi braziliani për ESPN Brasil në tetor të vitit 2025.

Nën drejtimin e Flickut, Raphinha zhvilloi një sezon të shkëlqyer në 2024/2025, duke realizuar 34 gola dhe 23 asistime, ndërsa formoi një partneritet të frikshëm në repartin ofensiv me Lamine Yamalin.

Megjithatë, sezoni i fundit u ndikua nga dëmtimet, të cilat kufizuan ndjeshëm aktivizimin e tij. Pavarësisht interesimit të vazhdueshëm nga Arabia Saudite, Barcelona mbetet e bindur se Raphinha do të zgjedhë të qëndrojë në “Camp Nou”, me synimin për të luftuar sërish për triumfin në Ligën e Kampionëve dhe për të vijuar sukseset në La Liga.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme