Sport 7 June 2026, 17:58 Nga VNA

Tension mes Federatës Franceze dhe lojtarëve, në qendër reklama me Mbappe

Ndaje në Whatsapp
Tension mes Federatës Franceze dhe lojtarëve, në qendër

Një përplasje e re ka shpërthyer mes Federatës Franceze të Futbollit dhe ekipit kombëtar, pas përdorimit të imazhit të disa lojtarëve për qëllime komerciale, përfshirë kapitenin Kylian Mbappe.

Sipas raportimeve të “L’Équipe”, pakënaqësia e lojtarëve është shkaktuar nga një reklamë e kompanisë së basteve online Betclic, ku shfaqen pesë futbollistë të përfaqësueses franceze: Mbappe, Michael Olise, Ousmane Dembele, Desire Doue dhe Rayan Cherki. Reklama është publikuar para ndeshjes miqësore ndaj Bregut të Fildishtë.

Burimet theksojnë se lojtarët nuk ishin informuar për mënyrën e përdorimit të materialit të fotosesionit, duke shkaktuar reagime të forta brenda grupit, me Mbappe dhe Cherki mes më kritikëve.

Çështja lidhet me marrëveshjen e vitit 2023 mes lojtarëve dhe Federatës Franceze, e cila përcakton rregulla për përdorimin e imazhit të futbollistëve dhe sponsorëve zyrtarë. Sipas avokates së lojtarëve, ekziston rrezik për dëmtimin e imazhit të tyre përmes bashkëpunimeve me kompani të lojërave të fatit.

Megjithëse Federata ka respektuar disa pika të marrëveshjes, si përfshirja e të paktën pesë lojtarëve në fushata të tilla, mbeten ende çështje të hapura, përfshirë bonuset e Kupës së Botës dhe numrin e biletave për familjarët e lojtarëve.

Me afrimin e turneut dhe nisjen drejt Shteteve të Bashkuara, palët pritet të kërkojnë një zgjidhje për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme