Sport 7 June 2026, 18:12 Nga VNA

Calhanoglu në qendër të merkatos në Turqi, Fenerbahçe hyn në garë

Ndaje në Whatsapp
Calhanoglu në qendër të merkatos në Turqi, Fenerbahçe

Te Interi kanë nisur sërish të shtohen shqetësimet për të ardhmen e Hakan Çalhanoglu, këtë herë jo për një rikthim të mundshëm te Galatasaray, por për një transferim te rivalët e Fenerbahçes.

Sipas raportimeve nga mediat turke, kandidati për president të Fenerbahçes, Hakan Safi, ka arritur një marrëveshje paraprake me mesfushorin turk për një kontratë trevjeçare, me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Spekulimet janë forcuar edhe më shumë pas deklaratave të agjentit të lojtarit, Gordon Stipic, i cili ka konfirmuar se ka zhvilluar takime me Safin dhe ka diskutuar për të ardhmen e një prej klientëve të tij më të rëndësishëm.

“Nëse Safi fiton zgjedhjet, kemi një marrëveshje për futbollistin tim më të rëndësishëm”, ka deklaruar Stipic, duke shtuar më tej dyshimet për një lëvizje të mundshme.

Ndërkohë, vetë Hakan Safi ka ndezur edhe më shumë debatet me një video që është bërë virale, ku dëgjohet duke përmendur transferimin e Çalhanoglu te Fenerbahçe.

Megjithatë, kjo situatë shihet edhe si pjesë e fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve në klubin turk. Vetëm pak ditë më parë, mediat raportuan se mesfushori i Interit ishte i hapur edhe për një rikthim te Galatasaray, klubi që ai mbështet që nga fëmijëria.

Përfshirja e Fenerbahçes në garë ka shkaktuar reagime të forta në Turqi, veçanërisht te tifozët e Galatasarayt, të cilët kanë shprehur pakënaqësi të madhe në rrjetet sociale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme