Sport 7 June 2026, 19:33 Nga VNA

Juventusi gjen sulmuesin e ri, Sorloth jep “ok” për transferimin

Ndaje në Whatsapp
Juventusi gjen sulmuesin e ri, Sorloth jep “ok” për

Juventusi po vijon punën për përforcimin e repartit ofensiv dhe duket se ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt afrimit të një qendërsulmuesi të ri.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin norvegjez Alexander Sorloth, duke siguruar miratimin e tij për projektin sportiv të klubit.

Sulmuesi i Atletico Madridit ka pranuar kushtet personale të kontratës me Juventusin, pas kontakteve intensive mes palëve në ditët e fundit.

Lëvizja vjen në një moment kur e ardhmja e Dusan Vlahovic është në dyshim, pasi nuk është arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës për shkak të diferencave financiare mes lojtarit dhe klubit.

Trajneri Luciano Spalletti raportohet se e sheh Sorloth si pikën kryesore të sulmit për sezonin e ardhshëm, duke i dhënë atij një rol qendror në projektin e ri të Juventusit.

Tashmë mbetet që Juventusi dhe Atletico Madridi të gjejnë akordin për detajet financiare të transferimit, në mënyrë që marrëveshja të finalizohet zyrtarisht.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme