Sport 9 June 2026, 21:40 Nga VNA

Zyrtare: Real Madridi ndërpret bashkëpunimin me Arbeloan, Mourinho gati të marrë drejtimin

Ndaje në Whatsapp
Zyrtare: Real Madridi ndërpret bashkëpunimin me Arbeloan, Mourinho

Real Madridi ka njoftuar këtë të martë ndërprerjen e bashkëpunimit me Alvaro Arbeloan si trajner i ekipit të parë, pak përpara zyrtarizimit të Jose Mourinhos në stolin e madrilenëve.

Arbeloa largohet pas 28 ndeshjesh në krye të skuadrës, duke regjistruar 18 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje. Nën drejtimin e tij, Reali u eliminua si nga Kupa e Mbretit ashtu edhe nga Liga e Kampionëve, ndërsa nuk arriti të rivalizonte për titullin në La Liga.

Në një deklaratë zyrtare, klubi madrilen falënderoi ish-trajnerin për kontributin e dhënë.

“Real Madrid i shpreh mirënjohjen e thellë Alvaro Arbeloas, i cili gjatë gjithë kohës së tij në klub, që nga ardhja në akademi, ka treguar gjithmonë besnikëri, përkushtim dhe profesionalizëm. Ai është një shembull i vlerave të klubit tonë. Real Madrid, i cili do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, i uron Alvaro Arbeloas dhe gjithë familjes së tij më të mirat në këtë etapë të re të jetës së tyre”, thuhet në reagimin e klubit.

Ndërkohë, “Los Blancos” vijojnë të jenë aktivë edhe në merkato. Më herët gjatë ditës, klubi bëri të ditur se ka paraqitur një ofertë prej 150 milionë eurosh për sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, në përpjekje për të siguruar shërbimet e argjentinasit për sezonin e ardhshëm.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme