Politika 13 June 2026, 13:09 Nga VNA

Berisha konfirmin se nuk do të shkojë në protestë: “Prania ime dëmton fibrën qytetare”

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvdfvd.PNG

Për herë të parë që nga nisja e protestave që prej dy javësh po mbajnë të ndezur debatin publik në vend, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pranoi se nuk do t’i bashkohet protestës që ka hyrë në ditën e saj të 14-të.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Facebook, Berisha deklaroi se nuk do të jetë i pranishëm për sa kohë, sipas tij, prezenca e tij mund të dëmtojë “fibrën qytetare” të protestës. Një fjali që, pavarësisht nëse ishte lapsus apo një formulim i menduar, përmban një të vërtetë të hidhur për opozitën e drejtuar prej tij.

Në thelb, Berisha pranoi se prania e tij nuk shihet si vlerë e shtuar për protestën, por si element që mund të largojë një pjesë të qytetarëve. Protestat e ditëve të fundit janë karakterizuar nga sloganet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe nga një refuzim i hapur i klasës tradicionale politike, duke përfshirë jo vetëm qeverinë, por edhe opozitën.

Pikërisht ky është problemi më i madh me të cilin përballet sot Partia Demokratike. Pas disa vitesh të dominuara nga rikthimi i Berishës në krye të partisë, nga përplasjet e brendshme dhe nga procese që kritikët i kanë cilësuar si formale apo të kontrolluara, PD nuk ka arritur të bindë se përfaqëson një alternativë të re politike. Për shumë qytetarë, ajo vazhdon të identifikohet me të njëjtat figura dhe të njëjtin model drejtimi që kanë dominuar jetën politike shqiptare për dekada.

Ndërkohë, i pyetur për zhvillimet e brendshme në PD, në një kohë kur ende nuk ka nisur procesi i zgjedhjes së strukturave pas konstituimit të Këshillit të ri Kombëtar, Berisha u shpreh se vonesat lidhen me çështje teknike.

Megjithatë, përtej justifikimeve organizative, deklarata e sotme mund të mbetet si një nga pranimit më domethënës politik të tij: se protesta më e madhe qytetare e muajve të fundit nuk e sheh më Sali Berishën si pjesë të zgjidhjes, por si pjesë të problemit që kërkon të ndryshojë.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme