Politika 12 June 2026, 18:00 Nga VNA

Gaz Bardhi i jep SPAK-ut planin e hetimit, por “harron” emrin e Ilir Shtufit nga dosja e sotme

Ndaje në Whatsapp

dfvfvddfv.jpg

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, reagoi pas operacionit të madh të SPAK-ut duke e cilësuar atë si një nga goditjet më të mëdha ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Në reagimin e tij të gjatë, Bardhi kujtoi denoncimet e opozitës ndër vite, projektligjet e rrëzuara nga mazhoranca, interpelancat me Edi Ramën dhe akuzat për përdorimin e sektorit të ndërtimit për pastrim parash.

“Prandaj, sot nuk është dita për të bërë bilancin e arrestimeve të paralajmëruara, por për të kërkuar llogari se përse nuk hetohet përgjegjësi kryesor që e ktheu Shqipërinë në parajsën e pastrimit të parave përmes lejeve të ndërtimit”, shkruan Bardhi, duke kërkuar që SPAK të hetojë kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarët që sipas tij kanë lehtësuar këtë fenomen.

Madje, Bardhi kujton edhe deklaratat e tij të mëparshme, ku përmend me emër Artur Shehun, duke pretenduar se ai ka përfituar leje ndërtimi dhe investime publike.

Megjithatë, mes gjithë këtij reagimi ku deputeti demokrat i tregon SPAK-ut se ku duhet të kërkojë, kë duhet të hetojë dhe ku ndodhen përgjegjësitë politike, mungon një emër që figuron në dosjen e operacionit të sotëm: Ilir Shtufi.

Nëse lexohet reagimi i Bardhit, krijohet përshtypja se SPAK-ut i duhet vetëm të ndjekë udhëzimet e opozitës për të zbuluar të vërtetën. Por ndërsa lista e emrave që ai përmend është e gjatë, një nga emrat e dosjes së sotme duket se ka mbetur jashtë vëmendjes së tij.

Ndoshta është thjesht një harresë. Ose ndoshta disa emra përmenden më lehtë se të tjerët.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme