Sociale 11 June 2026, 23:06 Nga VNA

Dita e 12-të e protestës, qytetarët marshuan në Tiranë: Kërkesë edhe për hetimin e Ramës, tubimi vijon nesër

Ndaje në Whatsapp
Dita e 12-të e protestës, qytetarët marshuan në Tiranë:

Protesta qytetare kundër qeverisë hyri në ditën e saj të 12-të, duke kulmuar me një marshim masiv në rrugët e Tiranës pas tubimit para Kryeministrisë. Mijëra qytetarë u derdhën në bulevardet e kryeqytetit me flamuj kombëtarë, pankarta, simbole dhe këngë patriotike, duke përsëritur thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit u dëgjuan thirrje si “Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, “Mjaft është mjaft”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Nesër më shumë”. Një nga mesazhet kryesore të protestuesve ishte edhe thirrja për bojkotimin e aktivitetit që Partia Socialiste pritet të zhvillojë nesër me rastin e 35-vjetorit të saj, ku sipas tyre është angazhuar e gjithë administrata publike.

Për herë të parë, krahas kërkesave politike për dorëheqjen e kryeministrit, aktivistët artikuluan edhe një kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj institucioneve të drejtësisë. Ata i bënë thirrje SPAK-ut dhe organeve të hetimit të veprojnë dhe të marrin nën hetim kryeministrin Edi Rama për akuzat që protestuesit adresojnë ndaj qeverisë.

Organizatorët e cilësuan tubimin si një nga më të mëdhenjtë e këtyre ditëve, ndërsa theksuan se protesta po tejkalon përmasat e një pakënaqësie të zakonshme dhe po shndërrohet në një lëvizje qytetare me kërkesa të qarta politike dhe institucionale.

Protestuesit kanë njoftuar se mobilizimi do të vijojë edhe nesër. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në orën 18:00 për të vazhduar protestën dhe marshimin në rrugët e Tiranës.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme