Politika 11 June 2026, 14:49 Nga VNA

Pasi siguroi mandatin e dytë, Denar Biba shpall "pavarësinë" edhe nga kontrolli i KLSH: Na votuat, tani mos na kërkoni llogari

Ndaje në Whatsapp

sdcfvdfvdfvd.PNG

Denar Biba, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, i cili sapo ka rikonformuar pozicionin e tij në prill të këtij viti, ka zgjedhur sallën e Komisionit të Ekonomisë për të shpallur një standard të ri të funksionimit të shtetit: atë të pavarësisë absolute nga çdo lloj kontrolli, përfshirë edhe vetë Kuvendin që e emëron.

Gjatë raportimit vjetor të së hënës, Biba nuk la vend për ekuivoke. Me zë dhe me figurë, ai u bëri të qartë deputetëve se institucioni që ai drejton nuk ka ndërmend t'i japë llogari askujt për vendimmarrjet e tij, duke sfiduar hapur Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Përplasja ka lindur nga kërkesa e KLSH-së për të audituar dosjet dhe vendimet e Autoritetit të Konkurrencës. Por për Bibën, ky nuk është një proces normal ligjor, por një "atentat" ndaj autonomisë së tij.

“Erdhi KLSH tek ne dhe kërkoi çdo lloj informacioni konfidencial dhe sekret për të kontrolluar mbi vendimmarrjet tona. Në vlerësimin tonë, kjo përbën cënim të pastër të pavarësisë së institucionit,” u shpreh ai para deputetëve, duke vendosur një vijë të prerë ndarëse.

Ajo që bie sy në këtë qëndrim nuk është thjesht refuzimi i KLSH-së, por perceptimi që kreu i Autoritetit ka për vetë Parlamentin. Pasi mori votat e nevojshme për të qëndruar në detyrë deri në vitin 2031, Biba u kujtoi deputetëve se roli i tyre kontrollues mbaron në momentin që shtypin butonin e votimit.

“Nuk mundet një institucion i pavarur, në këtë rast KLSH, apo edhe Kuvendi i Republikës, përveçse si retorikë politike, të thotë që kjo vendimmarrja juaj është kështu apo ashtu. Nëse na keni mandatuar, keni besuar tek ne, tek profesionalizmi ynë”, tha ai.

Për Bibën, i vetmi autoritet që mund të shohë letrat e tij është Gjykata. Çdo institucion tjetër, përfshirë organin më të lartë legjislativ në vend, duhet të qëndrojë jashtë kësaj kështjelle.

Kjo lloj mendësie ku zyrtari publik e konsideron veten "mbi palët" dhe imun ndaj verifikimeve institucionale, do të kishte një lloj peshe nëse tregu shqiptar do të vuante nga tepria e rregullit dhe e garës së ndershme.

Që prej vitit 2021, nën drejtimin e Bibës, Autoriteti i Konkurrencës ka pasur një bilanc mjaft modest në terren. Monopolet dhe oligopolet në sektorët jetikë të ekonomisë kanë vazhduar të operojnë të qeta, duke diktuar çmimet në kurriz të qytetarëve, pa ndonjë ndërhyrje madhore apo penalizim që do të ndryshonte rregullat e lojës.

Megjithatë, mungesa e rezultateve konkrete në treg nuk e pengon kryetarin të kërkojë paprekshmëri totale në zyra. Përderisa suksesi përballë monopoleve është i vështirë për t'u arritur, është shumë më e thjeshtë të mbyllen dyert dhe të shpallet "pavarësia" nga çdo lloj kontrolli shtetëror.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme