Politika 10 June 2026, 22:29 Nga VNA

Edlira Çepani nuk e mohon rolin si organizatore: Protesta ka thyer monopolin politik të reagimit qytetar

Ndaje në Whatsapp
Edlira Çepani nuk e mohon rolin si organizatore: Protesta ka thyer

Aktivistja Edlira Çepani ka reaguar pasi emri i saj u përmend gjatë ditës si pjesë e grupit organizator të protestës. Në deklaratat e saj, Çepani nuk e mohoi përfshirjen në grupin organizator, por theksoi se organizatorët e vërtetë të protestës janë të rinjtë dhe vetë qytetarët që prej ditësh po mbushin sheshet.

Sipas saj, emri i saj lidhet me angazhimin e kahershëm për reformën zgjedhore, listat e hapura dhe mundësinë që qytetarët të garojnë në zgjedhje përmes listave qytetare, pa qenë të detyruar të krijojnë ose t’i bashkohen partive politike.

Çepani kujtoi se prej vitit 2008 ka kundërshtuar sistemin aktual zgjedhor, i cili sipas saj ka prodhuar liderë të fortë dhe institucione të dobëta. Ajo tha se një nga kërkesat kryesore është krijimi i mundësisë që grupime qytetarësh të garojnë në zgjedhje me lista qytetare, në kushte të barabarta me partitë politike, si dhe hapja e plotë e listave.

Aktivistja e cilësoi protestën si një nga mobilizimet më të mëdha qytetare që ka parë Shqipëria në vitet e fundit.

“Është një nga protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria dhe për ne si aktivistë është një nga eksperiencat më të bukura që kemi dashur të shohim në vend”, u shpreh ajo.

Sipas Çepanit, për shumë vite reagimi qytetar është monopolizuar nga partitë politike, duke krijuar përshtypjen se protestat mund të organizohen vetëm prej tyre. Ajo argumentoi se lëvizja aktuale e ka thyer këtë model dhe ka treguar se qytetarët mund të bashkohen dhe të organizohen edhe jashtë strukturave tradicionale politike.

“Qytetarët tashmë janë vetëdijësuar se zëri i tyre dëgjohet më fort kur janë bashkë. Kjo është një nga arritjet më të mëdha të kësaj proteste”, deklaroi ajo.

Çepani tha se ajo që sheh në shesh është një ndjenjë dinjiteti qytetar dhe atdhetar që kapërcen ndasitë politike, moshën apo prejardhjen e pjesëmarrësve, duke e konsideruar këtë si një nga elementët më të rëndësishëm të mobilizimit të deritanishëm.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme