Politika 10 June 2026, 17:49 Nga VNA

“Çdo ditë në shesh”, të rinjtë e PD bëjnë thirrje për protestë të pandërprerë kundër qeverisë

Ndaje në Whatsapp
“Çdo ditë në shesh”, të rinjtë e PD

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë bërë thirrje për vijimin e protestave të përditshme para Kryeministrisë, duke deklaruar se vendi po përballet me sfida të mëdha që prekin çdo qytetar, pavarësisht bindjeve politike. Sipas tyre, situata aktuale kërkon bashkim dhe reagim qytetar.

Në ditën e 11-të të protestës, përfaqësues të forumit rinor demokrat kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ata theksuan se problemet në arsim, shëndetësi, ekonomi, mjedis dhe siguri prekin të gjithë qytetarët dhe nuk duhet të ndajnë shoqërinë.

Gjatë një deklarate për mediat, Nikola Kedhi u shpreh se Shqipëria ndodhet në një moment kritik dhe se qytetarët duhet të angazhohen për të rikthyer vendin në drejtimin e duhur. Ai i bëri thirrje çdo shqiptari, pavarësisht bindjeve politike, që të dalë në shesh dhe të ngrejë zërin.

Nga ana tjetër, ish-deputetja e PD, Andia Ulliri, ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestë në emër të familjes, kombit dhe të rinjve që po largohen nga vendi. Sipas saj, protesta duhet të bashkojë qytetarët për kauza të përbashkëta dhe jo t’i ndajë ata.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme