Politika 9 June 2026, 22:29 Nga VNA

Dita e 10 e protestës, ‘Shqipëria e re’, ‘Rama në burg, Berisha në burg’, qytetarët ndryshojnë  strategji, marshim në disa zona

Ndaje në Whatsapp
Dita e 10 e protestës, ‘Shqipëria e re’, ‘Rama

Qytetarët kanë  vijuar protestën e tyre në ditën e dhjetëtë  saj me një pjesëmarrje masive. 

Pasi kanë  qëndruar për disa orë para kryeministrisë  protestuesit kanë marshuar sërish në rrugët e kryeqytetit. Ata kanë bllokuar disa akse në kryeqytet si dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen në protestë . 

Thirrjet ‘Shqipëria e Re’, ‘Rama në burg, Berisha në burg’, kanë  pushtuar Tiranën këtë të martë  për t’u bashkuar para kryeministrisë. 

Protestuesit janë shpërndarë në disa akse mbrëmjen e sotme. Disa nga rruga Elbasanit, një pjesë kanë vijuar nga bulevardi drejt bashkisë dhe rrugës së Barrikadave dhe kanë dalë  sërish për në bllok.

Të mërkurën me rastin e 148 vjetorin e Lidhjes Kombëtare të  Prizrenit është lajmëruar një protestë kombëtare ku janë  ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria për t’u bërë pjesë e saj. 

Ndërkohë 10 nismëtarë të kësaj proteste kanë dërguar një  shkresë në KQZ ku kërkojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme