Politika 9 June 2026, 14:21 Nga VNA

Presioni qytetar vendos në garë opozitën, PD dhe Arlind Qorri bombardojnë Kuvendin me të njëjtat propozime ligjore që kërkojnë protestuesit

Ndaje në Whatsapp

Gemini_Generated_Image_h9kw96h9kw96h9kw.png

Në teatrin tonë politik, ku zakonisht skenari shkruhet me akuza për "tradhëti" dhe "shitje interesash", java që sapo ka nisur dhuroi një shfaqje krejtësisht të re: Konkurrencën e etheshme të kopjimit pozitiv. Nën presionin e vazhdueshëm qytetar dhe protestave që po ziejnë në rrugë, opozita parlamentare e vjetër dhe të vegjlit e rinj janë futur në një garë shpejtësie se kush e "bombardon" më parë Kuvendin me të njëjtat propozime ligjore që kënaqin njerëzit në sheshe, në ato sheshe ku politikanëve ju refuzohet mikrofoni, dhe ku pjesëmarrja e tyre realizohet cepave me stil e kujdes.

Loja nisi me një lëvizje koordinimi (ose instinkti mbijetese). Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i udhëhequr në këtë aksion nga Gazment Bardhi, depozitoi zyrtarisht në Kuvend një paketë të plotë ligjore. Me një gjuhë që kërkonte të bashkonte mbrojtjen e Kushtetutës me frymën e integrimit në Bashkimin Europian, PD kërkoi mediatikisht dhe ligjërisht me urgjencë:

Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike (atë që helmon Zvërnecin e bregdetin).
Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
Shfuqizimin e ligjit për "Paketën e Maleve".
Shfuqizimin e disa dispozitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.


Për t'i vënë kapak seriozitetit (dhe për të kapur sekondat e para të lajmeve), PD nuk u mjaftua me letra në protokoll. Përmes deputetes Ina Zhupa, ata dorëzuan sot edhe një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupi, duke kërkuar llogari ballë për ballë për masakrën që po i bëhet zonave të mbrojtura si Narta e Zvërneci.

Të gjithë menduan se PD korri "ekskluzivitetin" e plotë të kauzës së rrugës dhe të ekranit. Por, llogaritë u bënë pa Arlind Qorrin.

Vetëm një ditë më pas, punonjësit e protokollit të Kuvendit përjetuan një ndjesi të fortë déjà vu. Deputeti i mbështetur nga Lëvizja Bashkë, Redi Muçi, u shfaq në institucion me një pirg letrash në dorë. Çfarë mbanin ato letra? Pothuajse të njëjtin tekst, të njëjtat kërkesa, të njëjtat argumente:

Shfuqizim për Paketën e Maleve.
Shfuqizim për Investimet Strategjike.
Shfuqizim për Zonat e Mbrojtura.


Nëse kjo do të ishte një sallë njoftimesh akademike, dikush do të bërtiste "plagjiaturë!".  Kur sheh se populli nuk po lëviz nga sheshi dhe kauzat e mjedisit e të pronës publike po marrin pikë, dëshira për të qenë i pari që "vulos" kërkesat e qytetarëve kthehet në sport kombëtar. 

 

WhatsApp Image 2026-06-09 at 2.08.52 PM.jpegWhatsApp Image 2026-06-09 at 2.09.05 PM.jpegWhatsApp Image 2026-06-09 at 2.10.39 PM.jpeg

WhatsApp Image 2026-06-09 at 2.10.30 PM.jpeg

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme