Politika 9 June 2026, 13:15 Nga VNA

"Hip se të vrava, zbrit se të vrava", Lefter Maliqi ultimatum Celibashit: Kthehu menjëherë nga Zvicra dhe shkarko Kreshnik Hajdarin

Ndaje në Whatsapp

-900-0-1699963003x202b3ed0-0e7a-4d80-a2db-eaf963d56f9a-transformed-562.jpeg

Beteja shumë vjeçare e Lefter Maliqit për të hequr nga karrigia e kryesbashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, vazhdon me ritme të larta, edhe pse kthesat dhe parakalimet juridike arrijnë në kufijtë e cudirave. 

Sot, ai i është drejtuar sërisht kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi i cili ndodhet në Zvicër, të vijë menjëherë e të marrë vendim për Kuçovën. 

Notat ultimative të Maliqit, në këtë rast vijnë me firmën e tij dhe kërkojnë që Komisioneri të marrë vendim. Por pak javë më parë, ishte vetë Maliqi, i cili bashkë me avokatin e tij, Llangozi, i kërkuan Celibashit të përjashtohej nga vendimmarja, edhe pse ai është i vetmi që vendos nëse një i zgjedhur vendor ka shkelur apo jo ligjin e deklriminalizimit. 

Pasi kuptuan taktikën e gabuar, përdorën KAS për ta kthyer sërish dosjen në dorë të Celibashit, nga e cila e hoqën po vetë. 

Pas vendimit të fundit unanim 5-0 nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) që i ktheu çështjen në tavolinë, Lefter Maliqi ka dorëzuar zyrtarisht një kërkesë urgjente pranë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Ilirjan Celibashit. Përmes një shkrese zyrtare të datës së sotme, 9 qershor 2026, Maliqi kërkon që çështja e mandatit të Kryetarit aktual të Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, të futet pa asnjë vonesë në rendin e ditës. 

Në kërkesën e tij drejtuar Celibashit, Maliqi thekson se pas vendimit të KAS nuk ekziston më asnjë pengesë juridike për të shmangur vendimmarrjen.  Mbi të gjitha, Maliqi kujton se edhe Gjykata e Lartë u shpreh qartë se kjo çështje i takon ekskluzivisht KQZ-së për t'u shqyrtuar në themel. 

Maliqi e konsideron këtë kalvar si një "rast studimor të pazakontë për çdo student drejtësie", duke akuzuar institucionet për më shumë se dy vite e gjysmë zvarritje procedurale pa asnjë përgjigje përfundimtare. 

Në formën e një ultimatumi, Maliqi kërkon katër pika kryesore:

Futjen e çështjes me procedurë urgjente në rendin e ditës brenda kësaj jave. 
Caktimin e menjëhershëm të seancës administrative. 
Marrjen e vendimit përfundimtar për heqjen ose jo të mandatit të Kreshnik Hajdarit. 
Njoftimin zyrtar për çdo hap të mëtejshëm. 
 

"Shteti i së drejtës kërkon vendime të marra brenda një afati të arsyeshëm. Kjo çështje ka tejkaluar prej kohësh çdo kufi juridik dhe institucional," përfundon Maliqi në kërkesën e tij drejtuar kryekomisionerit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme