Politika 9 June 2026, 11:08 Nga VNA

Kisha Katolike reagon për protestat: Politika të dëgjojë zërin e popullit, projektet turistike po prekin zonat e mbrojtura pa transparencë, rrezik korrupsioni

Ndaje në Whatsapp

cq5dam.thumbnail.cropped.1000.563.jpeg


Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (KISH) ka dalë sot me një deklaratë të fortë dhe zyrtare lidhur me zhvillimet më të fundit shoqërore dhe valën e protestave që po përfshijnë Tiranën, qytete të tjera të vendit dhe diasporën. Përmes një qëndrimi zyrtar, krerët e Kishës Katolike në Shqipëri kanë kërkuar që zëri i qytetarëve të dëgjohet me respekt dhe zgjidhjet të gjenden urgjentisht brenda kornizave të demokracisë. 

Turizmi elitar dhe pronat: Zhvillimi duhet të ketë në qendër njeriun
Ipeshkvijtë sqarojnë se shkak për këto revolta qytetare janë bërë disa projekte të synuara për "turizëm elitar", të cilat prekin direkt zonat natyrore të mbrojtura dhe ku ndërthuren probleme të mprehta të pronësisë. KISH vë aksentin te mungesa e transparencës dhe rreziku i korrupsionit, duke cituar edhe një Letër Enciklike të Papa Françeskut: 

«...korrupsioni, që fsheh impaktin e vërtetë ambiental të një projekti, në këmbim të favoreve, shpesh çon drejt marrëveshjeve të paqarta që i ikin detyrimit për të informuar dhe një debati të thelluar». 


Kisha insiston se çdo zhvillim duhet të jetë integral dhe të marrë parasysh dimensionin njerëzor e komunitar. Sipas tyre, nuk mund të ndërtohen struktura thjesht si qëllim në vete: 

"Ftojmë që çdo projekt zhvillimi të bëhet duke marrë parasysh, jo vetëm krijimin e strukturave si qëllim në vetvete, bor të ketë në qendër njeriun me nevojat dhe të drejtat e tij private dhe komunitare". 


Pakënaqësia ndaj sistemit dhe plaga e shpopullimit
Deklarata e ipeshkvijve shkon më tej duke analizuar pjesëmarrjen e gjerë të familjeve dhe të rinjve, gjë që sipas tyre ka nxjerrë në pah një pakënaqësi të thellë ndaj sistemit aktual politik. Edhe pse Kisha saktëson se detyra e saj nuk është të gjejë zgjidhje teknike por "të orientojë ndërgjegjet" , ajo i bën një thirrje të prerë si qeverisë, ashtu edhe opozitës. 

"Nuk mund të injorohet zëri i shumë njerëzve që kanë të vetmen agjendë mirëqenien e familjeve të tyre... Zëri i të gjithëve duhet të dëgjohet dhe të vlerësohet me kujdes e respekt nga ana e politikës, e qeverisë dhe e opozitës".

Në mbyllje të reagimit të saj, Konferenca Ipeshkvore kërkon me ngulm që palët politike të ulen në tryezën e dialogut për t'u dhënë përgjigje qytetarëve të thjeshtë, me qëllim që të rinjtë të mos e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit. 

"...të dëgjojnë zërin e të rinjve që kanë të drejtën të ndërtojnë jetën e tyre këtu, pa iu nënshtruar fatalisht humbjes së shpresës dhe rrugës së emigrimit, plagë e cila në vitet e fundit ka emrin shpopullim i vendit".

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme