Politika 8 June 2026, 19:37 Nga VNA

Rama “ngujohet” me të vetët në kalanë e Shkodrës, protestuesit në hyrje të qytetit i kërkojnë dorëheqjen

Ndaje në Whatsapp
Rama “ngujohet” me të vetët në kalanë e

Kryeministri Edi Rama reagoi nga Shkodra ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke mbrojtur investimin dhe duke sulmuar protestuesit, të cilët i akuzoi se po bien pre e dezinformimit dhe presionit të rrjeteve sociale.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se mes protestuesve ka edhe mbështetës të Partisë Socialiste, por këmbënguli se qeveria e tij nuk është kundër natyrës, përkundrazi, sipas tij, është ajo që ka mbrojtur mjedisin gjatë dekadës së fundit.

“Po të kishin gojë të flisnin flamingot që këta po i dalin për zot, do tregonin historinë e tyre të hidhur. Ata janë shtegtarë. Do tregonin historinë se si ata nuk vinin në Shqipëri sepse i pengonte pushka e atyre që bënin stërvitje dhe vrisnin zogj”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se Shqipëria nuk mund të përballojë largimin e investitorëve të mëdhenj, duke sjellë si shembull një investitor që, sipas tij, u largua nga Shqipëria dhe investoi në Mal të Zi.

Rama tregoi edhe një bisedë me një person që kishte marrë pjesë në protestë, duke pretenduar se një pjesë e pjesëmarrësve janë motivuar nga reagimet në rrjetet sociale.

Ndërkohë, jashtë aktivitetit të kryeministrit në Shkodër, disa dhjetëra qytetarë protestuan dhe kërkuan dorëheqjen e tij në solidaritet me protestën që po zhvillohet prej ditësh në Tiranë. Protestuesit mbanin pankarta dhe artikuluan të njëjtat kërkesa që janë dëgjuar në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protesta kundër projektit në Zvërnec ka hyrë në ditën e nëntë.

Ndërsa Rama mbrojti investimin dhe sulmoi kritikët e tij nga kalaja e Shkodrës, protestuesit jashtë aktivitetit kërkuan largimin e kryeministrit dhe shprehën mbështetje për lëvizjen qytetare që po zhvillohet në Tiranë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme