Politika 8 June 2026, 12:08 Nga VNA

Ping pong për mandatin e Kreshnik Hajdarit, KAS e urdhëron Celibashin: Vendos ti!

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-08 at 11.44.02 AM.jpeg

Vazhdimi ose jo mandati i kreybashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari po kthehet në një skenë komike. 

Sot, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, urdhëroi Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi t’i rikthehet çështjes dhe të marrë një vendim nëse mandati i Hajdarit do të vijojë apo do të ndërpritet sipas ligjit të dekriminalizimit, pasi u dënua me 6 muaj burg për fshehjen e një dënimi në Greqi.

Po si u tërhoq nga vendimi Celibashi?

Lefter Maliqi bëri një betejë të gjatë në drejtësi e më pas në KQZ, për të kërkuar shkarkimin e kryebashkiakut të Kuçovës, pasi u dënua për një fshehje dënimi.  

Por ditën kur Ilirjan Celibashi do  të merrte vendimin, avokati i Maliqit bërë një lëvizje autogol. 

Ai kërko që Celibashi të përjashtohej nga vendimmarrja, sepse më herët kishte mbajtur anën e Kreshnik Hajdarit. 

Kreu i KQZ e pranoi kërkesën e Maliqit,  dhe hoqi dorë nga vendimi, çka krijoi një situatë absurde, sepse Celibashi është i vetmi që mund ta marrë një vendim për dekriminalizimin lidhur me vijimin ose jo të mandatit.

Tashmë, pasi janë menduar disa ditë, Maliqi dhe avokatët e tij janë rikthyer në KQZ, dhe ankohen në KAS, pse Celibashi pranoi kërkesën e tyre duke mos dhënë vendim. 

Në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, dosja i ra si relator Ilir Rusmalit, i cili komunikoi edhe vendimin për ta rikthyer dosjen në dorë të Celibashit.

Kur Avokati i Maliqit u pyet nga KAS se pse kërkoi tërheqjen e Celibashit kur taktikisht nuk kishte kush tjetër të jepte vendimin, përgjigjia e tij ishte: Unë mund t'i kërkoja edhe të hidhej nga 15 katëshi, do ta bënte ai?

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme