Politika 7 June 2026, 20:03 Nga VNA

Komisioni Europian: Projekti në Zvërnec duhet të jetë në përputhje me standardet e BE-së

Ndaje në Whatsapp
Komisioni Europian: Projekti në Zvërnec duhet të jetë

Komisioni Europian ka paralajmëruar Shqipërinë se mënyra se si do të trajtohet projekti turistik në Zvërnec mund të ketë pasoja për procesin e integrimit europian të vendit.

Në një deklaratë për POLITICO, një zëdhënës i Komisionit Europian tha se Shqipëria duhet të shmangë çdo veprim që mund të cenojë përmbushjen e kritereve për mbylljen e Kapitullit 27, që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike.

Paralajmërimi vjen ndërsa protestat kundër projektit të lidhur me Jared Kushner kanë hyrë në ditën e shtatë dhe kundërshtarët e tij argumentojnë se investimi rrezikon një zonë të mbrojtur me rëndësi të veçantë ekologjike.

Sipas Komisionit Europian, Shqipëria duhet të harmonizojë plotësisht legjislacionin e saj me standardet e Bashkimit Europian në fushën e mjedisit, duke përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet.

Brukseli ka kërkuar gjithashtu shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura, si edhe përfundimin e skemës së ligjit për Investimet Strategjike.

“Shqipëria duhet të përmbahet nga veprime që mund të minojnë përmbushjen e kritereve për mbylljen e kapitullit dhe presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë”, citohet të ketë deklaruar Komisioni Europian për POLITICO.

Deklarata konsiderohet si një nga sinjalet më të forta të Brukselit deri tani lidhur me ndikimin që mund të ketë projekti në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme