Politika 7 June 2026, 11:52 Nga VNA

Protesta dhe Paketa e Maleve / Rama mbron nismën: Zhvillimi i zonave rurale nuk mund të bllokohet nga protestat”

Ndaje në Whatsapp
Protesta dhe Paketa e Maleve / Rama mbron nismën: Zhvillimi i zonave rurale

Kryeministri  Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën e zhvilluar në Bulevardin e Tiranës, duke mbrojtur nismën “Paketa e Maleve” dhe duke iu përgjigjur kritikave ndaj saj. Në postimin e tij, Rama e ka cilësuar paketën si një instrument zhvillimi për zonat malore të vendit, duke theksuar se ajo synon t’u krijojë mundësi pronarëve të tokave të zhvillojnë aktivitete si agroturizmi, bujqësia dhe investimet familjare. Sipas Kryeministrit, një pjesë e madhe e pronave në zonat malore nuk janë të pajisura me certifikata pronësie sipas ligjit 7501, gjë që, sipas tij, ka penguar aksesin në subvencione shtetërore, kredi bankare dhe fonde të Bashkimit Europian. Ai argumenton se “Paketa e Maleve” synon të zgjidhë këtë boshllëk ligjor dhe të nxisë investimet, veçanërisht nga emigrantët shqiptarë.

Duke iu referuar protestës, Rama ka përdorur një ton ironik ndaj kundërshtarëve të nismës, duke deklaruar:

“Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit apo edhe ata që kanë tokat e trashëguara në Shqipërinë malore nuk duhet ta gëzojnë pronën e tyre…?”

Ai thekson se zonat e mbrojtura kanë kategori të ndryshme dhe se zhvillimi i kontrolluar është i mundur në disa prej tyre. Sipas tij, rajone si Alpet austriake, Tiroli dhe Kitzbühel përfaqësojnë një model ku turizmi malor është zhvilluar paralelisht me standarde të larta të mbrojtjes së mjedisit. Rama ka argumentuar se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e natyrës nuk janë koncepte të kundërta, por mund të bashkëjetojnë përmes planifikimit dhe rregullave të qarta.

"Pyetja nuk është nëse natyra dhe zhvillimi mund të bashkëjetojnë, por nëse kemi vizionin dhe disiplinën për t’i bërë ata aleatë,” – ka deklaruar ai.

Në fund të reagimit të tij, Kryeministri ka theksuar se Shqipëria duhet të synojë zhvillimin e turizmit cilësor dhe integrimin ekonomik të zonave malore, duke e cilësuar këtë si një hap drejt rritjes së standardeve ekonomike të vendit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme