Politika 7 June 2026, 10:11 Nga VNA

Pas ditës së shtatë të protestës, Rama reagon në podcast: Projekti do të bëhet, analizon edhe protestuesit

Ndaje në Whatsapp
Pas ditës së shtatë të protestës, Rama reagon në

Pas shtatë ditësh protestash të përditshme kundër projektit të investimit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama reagoi këtë të diel gjatë podcastit të tij, duke mbrojtur projektin dhe duke paralajmëruar se ai do të realizohet pavarësisht kundërshtimeve.

Deklaratat e kreut të qeverisë vijnë në një kohë kur protestat kanë marrë një karakter gjithnjë e më politik. Përveç kundërshtimit të investimit, protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama iu referua takimit që zhvilloi këtë javë me banorë të zonës së Zvërnecit, duke deklaruar se ata mbështesin investimin dhe se shqetësimi i tyre kryesor është që projekti të mos ndalet.

Kryeministri hodhi poshtë argumentet e kundërshtarëve të projektit, duke ironizuar mbrojtjen e flamingove dhe duke deklaruar se “99.99% e atyre që i mbrojnë nuk i kanë parë kurrë me sy”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se pasqyrimi i protestave në media dhe rrjetet sociale mund të ketë pasoja për sezonin turistik, duke pretenduar se kanë nisur të shfaqen shenjat e para të anulimeve të rezervimeve në Sarandë.

Një pjesë e konsiderueshme e reagimit të Ramës iu kushtua vetë përbërjes së protestës. Kryeministri bëri një analizë të pjesëmarrësve, duke i përshkruar ata si një turmë “shumë biodiverse”, ku sipas tij përfshihen persona që kërkojnë vëmendje në rrjetet sociale, influencues, patriotë, qytetarë të pakënaqur dhe individë të shqetësuar realisht për çështjen.

Sipas Ramës, pas protestave qëndrojnë gjithashtu interesa dhe agjenda të ndryshme, ndërsa ai argumentoi se një pjesë e vëmendjes ndërkombëtare ndaj çështjes lidhet me debatet që zhvillohen në vende të tjera rreth Izraelit dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Në fund të deklaratës së tij, Rama përsëriti se projekti nuk do të ndalet.

“Projekti do të bëhet sepse është një e mirë e madhe për ekonominë tonë. Është një bekim i madh për Vlorën dhe një kapërcim i madh epokal për Shqipërinë turistike dhe për Shqipërinë europiane”, u shpreh kryeministri.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme