Politika 6 June 2026, 22:05 Nga VNA

“Rama dorëheqje” - protesta e ditës së shtatë merr tone të forta politike dhe kombëtare

Ndaje në Whatsapp
“Rama dorëheqje” - protesta e ditës së shtatë

“Dorëheqje”, “Poshtë qeveria”, “Rama ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Këto ishin disa nga parullat që dominuan protestën e ditës së shtatë para Kryeministrisë. Mes thirrjeve të sotme ra në sy edhe një slogan i ri: “Poshtë komunizmi”.

Ndryshe nga ditët e mëparshme, protesta u zhvillua në një formë më të organizuar. Protestuesit kishin vendosur një sistem fonie, nga ku folës të ndryshëm morën fjalën për të paraqitur kërkesat dhe qëndrimet e tyre. Mes pjesëmarrësve dhe folësve kishte edhe qytetarë të ardhur nga Kosova.

Përveç fjalimeve, në shesh u dëgjuan gjatë gjithë mbrëmjes edhe këngë patriotike. Protesta mori gjithnjë e më shumë formën e një tubimi me kërkesa të qarta politike dhe mesazhe kombëtare. Simbolet që kishin karakterizuar ditët e para të protestës ia kishin lënë vendin flamujve kombëtarë dhe simboleve shqiptare.

Në shesh kumbuan këngë të njohura patriotike si “Xhamadani Vija-Vija” dhe kënga kushtuar Adem Jasharit, të cilat u kënduan nga pjesëmarrësit mes duartrokitjeve dhe valëvitjes së flamujve kuqezi.

Protesta, e nisur fillimisht si reagim ndaj projektit të investimit në Zvërnec, po shfaq gjithnjë e më shumë elementë të një kundërshtimi më të gjerë politik ndaj qeverisë dhe modelit të qeverisjes në vend.

Ndërkohë, organizatorët dhe aktivistët kanë njoftuar se tubimi do të vijojë edhe nesër. Protestuesit kanë bërë thirrje për t’u mbledhur sërish në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme