Politika 5 June 2026, 21:03 Nga VNA

“Vendet ngecin kur kanë varfëri në ëndrra”, Rama sfidon protestën me takimin në Vlorë: Projekti do bëhet dhe nëse mblidheni 500 mijë

Ndaje në Whatsapp

vfdddfv.jpg

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me socialistët e Vlorës, i cili ishte thirrur në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të kësaj force politike, por që u organizua në formën e një mitingu të madh, për të rivalizuar protestën që po zhvillohej në Tiranë, përpara zyrës së tij.

Rama nuk ndryshoi retorikën në mbrojtje të projektit në Zvërnec, ndërsa në Vlorë përsëriti historinë e biznesmenit nga Kanadaja që ka ndërtuar një resort në Mal të Zi, i cili sipas tij mund të ishte realizuar në Shqipëri.

“Gjatë gjithë kohës që kam qenë atje, kam menduar se si mund të ndryshojë rrënjësisht fati i një vendi dhe si një vendim i gabuar apo një sjellje e gabuar e atyre që marrin vendime mund ta devijojë rrugën e së ardhmes së një vendi në një drejtim krejt tjetër”, u shpreh Rama.

Ai gjithashtu deklaroi se vendet nuk ngecin kur nuk ka prodhim, por kur ka varfëri në ëndrra dhe kur udhëhiqen nga sharlatanë që thonë “vendi është i juaji”.

“Vendet ngecin kur kanë varfëri në ëndrra. Popujt ngecin nga njerëz që janë të varfër në ëndrra dhe që janë të pangopur në interesat e tyre. Popujt ngecin kur udhëhiqen nga sharlatanë, si ata që ju thonë se ky vend është vetëm i juaji”, tha ndër të tjera Rama.

Kryeministri sfidoi protestuesit në Tiranë duke thënë se projekti në Zvërnec do të vazhdojë edhe nëse mblidhen 500 mijë qytetarë para zyrës së tij.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme