Politika 5 June 2026, 20:33 Nga VNA

Proteta për Zvërnecin, Rama gazetarit italian: Gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit

Ndaje në Whatsapp

dbfgfgb.png

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Vlora lidhur me projektin e ndërtimit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, për të cilin prej ditësh qytetarë në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit kanë zhvilluar protesta.

Pas takimit me banorët e zonës, Rama u përball me një gazetar italian, i cili e pyeti mbi vijimin e investimeve në Shqipëri në kushtet e protestave masive kundër projektit.

Në përgjigjen e tij, kryeministri u shpreh se situata nuk ndikon në ecurinë e punëve në vend.

“Shqipëria është një vend demokratik. Jeta vazhdon përpara, punët vazhdojnë përpara”, tha Rama.

I pyetur nëse u “gjunjëzohet” liderëve të huaj, Rama u përgjigj: “jo, unë i gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit.”

Gazetari tentoi ta vijonte pyetjen duke përmendur edhe Donald Trump dhe vajzën e tij, Ivanka Trump, por kryeministri u përgjigj se nuk është gjunjëzuar para tyre.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme