Politika 5 June 2026, 15:07 Nga VNA

Ekstremistët nxisin sulme ndaj gazetarëve në protesta, AGSH bën thirrje: Distancohuni, gazetarët s'janë palë

Ndaje në Whatsapp

716871644_27226568926960419_8515249819066357859_n.jpg

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar zyrtarisht lidhur me protestat e fundit qytetare që po zhvillohen në kryeqytet, duke bërë thirrje të prerë për respektimin e punës së mediave në terren.

Ky reagim vjen në një kohë kur situata në protestat e fundit në Tiranë është tensionuar, ku sipas raportimeve, eksponentë dhe grupime të ekstremit të majtë kanë nxitur hapur reagime dhe gjuhë urrejtjeje kundër gazetarëve. Ndryshe nga ky grupim, qytetarët e tjerë pjesëmarrës në protestë kanë treguar respekt dhe mirëkuptim për punën e punonjësve të medias, duke u distancuar nga thirrjet radikale.

Në deklaratën e saj, AGSH ka vënë theksin te rëndësia e tubimeve të lira, por ka dënuar ashpër çdo tentativë për të intimiduar raportuesit.

"Qytetarët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre, të kundërshtojnë vendimmarrjet publike dhe të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet. Kjo e drejtë duhet respektuar dhe garantuar në çdo rrethanë," nënvizon AGSH, duke shtuar se e drejta për të protestuar është një nga shtyllat themelore të një shoqërie demokratike.
Megjithatë, organizata shpreh shqetësim të thellë për incidentet e regjistruara ditët e fundit, ku gazetarët janë vendosur në shënjestër të sulmeve verbale.

"AGSH shpreh shqetësimin për raportimet e disa gazetarëve që kanë deklaruar se janë përballur me fyerje, kërcënime verbale apo tentativa pengimi gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në terren. Gazetarët nuk janë palë në protestë. Ata janë aty për të dokumentuar ngjarjen, për të informuar publikun dhe për të siguruar që zëri i protestuesve të dëgjohet nga një audiencë sa më e gjerë."

Sipas shoqatës, sulmet dhe pengimi i punës së gazetarëve nuk i shërbejnë kauzës së askujt, përkundrazi, cenojnë të drejtën e publikut për t’u informuar. AGSH u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve që të bëjnë dallimin mes kritikës legjitime ndaj linjave editoriale dhe sulmeve ndaj profesionistëve në terren.

"AGSH u bën thirrje pjesëmarrësve në protestë dhe të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe respekt ndaj gazetarëve që raportojnë nga terreni, pavarësisht qëndrimeve që mund të kenë ndaj mediave... Kritika ndaj mediave është legjitime në një shoqëri demokratike. Por ajo nuk duhet të shndërrohet në armiqësi ndaj gazetarëve individualë, të cilët shpesh punojnë në kushte të vështira."

Gjatë tubimeve të fundit në Tiranë, ndonëse shumica dërrmuese e qytetarëve ka ruajtur një qëndrim paqësor dhe bashkëpunues me mediat, mbetet shqetësues rreziku që vjen nga elementët ekstremistë të majtë, të cilët përmes retorikës së tyre tentojnë të pengojnë pasqyrimin objektiv të ngjarjeve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme