Politika 4 June 2026, 19:17 Nga VNA

Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës, kryeministri reagon nga Mali i Zi: “Nuk na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së re”

Ndaje në Whatsapp
Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës,

Teksa mijëra qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur për të pestën ditë me radhë para Kryeministrisë, duke protestuar kundër projektit të resortit luksoz në Zvërnec dhe duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Mali i Zi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Nga Porto Montenegro, një prej projekteve më të njohura turistike në rajon, Rama publikoi një video të cilën e cilësoi si histori suksesi, duke lënë të kuptohet se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti i planifikuar në Zvërnec, pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave që po zhvillohen prej ditësh në Tiranë dhe qytete të tjera.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë krahasoi zhvillimin e Porto Montenegro me mundësitë që, sipas tij, Shqipëria ka humbur në të kaluarën për shkak të vendimmarrjeve të gabuara.

“LIVE NGA PERLA QË E SOLLËN KËTU DIKUSH QË E PËRZUNË NGA SHQIPËRIA. O çuna goca na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti. Po tani s’bëhet llaf më, ta harrojnë të gjithë ata që thonë s’duan apo s’na duan, se na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane”, shkroi Rama.

Reagimi vjen ndërsa protesta kundër projektit të Zvërnecit ka hyrë në ditën e pestë dhe po merr gjithnjë e më shumë karakter politik. Krahas kundërshtimit të investimit, protestuesit kanë artikuluar tashmë kërkesa të qarta politike, mes tyre dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e kursit të qeverisjes. Në tubimin e së enjtes para Kryeministrisë janë dëgjuar vazhdimisht thirrje kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave edhe në ditët në vijim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme