Politika 4 June 2026, 12:17 Nga VNA

Berisha për protestuesit para PD-së: Opozita e opozitës është mjerim i politikës, mbështesim çdo protestë por nuk i marrim autorësinë

Ndaje në Whatsapp
Berisha për protestuesit para PD-së: Opozita e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ndaj thirrjeve të protestuesve që një ditë më parë u mblodhën para selisë së PD-së, ku u hodhën akuza ndaj opozitës dhe u dëgjuan slogane që e cilësonin atë të shitur.

I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se çdo protestues ka të drejtë të shprehë mendimin e tij, por bëri dallimin mes qytetarëve të lirë dhe atyre që i quajti “opozita e opozitës”.

“Çdo protestues ka të drejtë të thotë ç’të dojë dhe askush nuk i ndërhyn. Nga protestuesi, qytetari i lirë dhe opozitarët e opozitës, këta të fundit janë shpërbetarë të qeverisë. Pra çdo qytetari i lirë në opozitë mund të thotë ç’të dojë, kurse tipat e stisur si opozitë e opozitës ata janë mjerim i politikës”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së u ndal edhe te protestat kundër projektit në Zvërnec, duke theksuar se Partia Demokratike mbështet çdo reagim qytetar, por nuk synon të marrë drejtimin apo autorësinë e tyre.

“Nuk jemi ata ne që t’i marrim protestën tjetrit, atë nuk e bëjmë kurrë. Ka një moral. Mbështesim çdo protestë të çdo qytetari, por ne autorësi nuk i marrim kurrë. Nëse ai bën antimiting atje, atëherë do të përballet me ne”, u shpreh Berisha.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme