Politika 3 June 2026, 22:01 Nga VNA

Rama përballet me CNN: “Nuk ka projekt, Shqipëria është nën sulm nga një luftë hibride”

Ndaje në Whatsapp
Rama përballet me CNN: “Nuk ka projekt, Shqipëria

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren e CNN gjatë një interviste kushtuar debatit për investimin e planifikuar nga Jared Kushner në zonën e Zvërnecit dhe Sazanit, ndërsa ka hedhur poshtë raportimet për ekzistencën e një projekti konkret dhe për hetime ndaj investimit.

I pyetur për protestat e ditëve të fundit në Tiranë dhe në zonat bregdetare, Rama tha se raportimet për protesta në të gjithë Shqipërinë janë të pasakta dhe se vendi po përballet me një “luftë hibride”, të nxitur sipas tij nga profile të rreme në rrjetet sociale dhe nga interesa konkurruese në rajonin e Mesdheut.

“Shqipëria është nën sulm nga armiq që i njohim shumë mirë. Është nën sulm nga konkurrenca shumë e fortë në pjesën tonë të Mesdheut dhe nga qindra mijëra profile të rreme që janë krijuar për të shkaktuar këtë stuhi”, deklaroi Rama.

Gjatë intervistës, kryeministri kundërshtoi vazhdimisht pyetjet e gazetares mbi projektin, duke këmbëngulur se “nuk ka ende një projekt”. Sipas tij, deri tani janë angazhuar disa prej arkitektëve më të njohur në botë dhe kompani konsulence për të studiuar ndikimin mjedisor, por projekti nuk është finalizuar.

Në një moment të intervistës, Rama ndërpreu gazetaren duke i thënë: “Doni të më dëgjoni apo doni vetëm të flisni?”, ndërsa më pas e akuzoi median për përhapje të lajmeve të rreme lidhur me investimin.

Kryeministri mohoi gjithashtu se Prokuroria e Posaçme po heton projektin e Kushnerit, duke deklaruar se hetimi lidhet vetëm me një transaksion privat të shitjes së tokës nga një prej pronarëve dhe jo me investimin në vetvete.

“Hetimi nuk është për investimin. Nuk është për projektin. Nuk është për Kushnerin. Nuk është për Trumpin”, tha Rama.

Në fund të intervistës, kryeministri mbrojti idenë se zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit mund të bashkëjetojnë, duke argumentuar se sfida është të provohet se “natyra dhe zhvillimi kanë nevojë për njëra-tjetrën”, ndërsa këmbënguli se procesi i vlerësimit mjedisor është ende në zhvillim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme