Politika 3 June 2026, 13:22 Nga VNA

Rama kushtëzon dialogun me protestuesit: Nuk flas me ata që kërkojnë dorëheqjen

Ndaje në Whatsapp
Rama kushtëzon dialogun me protestuesit: Nuk flas me ata që

Një ditë pasi u shpreh i gatshëm për dialog lidhur me kundërshtimet ndaj projekteve turistike në bregdet, kryeministri Edi Rama vendosi kushte për këtë dialog, duke bërë të qartë se nuk është i gatshëm të diskutojë me protestuesit që kërkojnë largimin e tij nga detyra.

Në konferencën për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, Rama reagoi ndaj protestave të ditëve të fundit dhe kërkesave të artikuluara prej pjesëmarrësve, mes të cilave edhe dorëheqja e kryeministrit.

“Dorëheqjen e kujt? Aha. Kam një përgjigje që t’i referoheni këtij filmi të vjetër, sepse nuk ka gjë të re. Unë nuk kam kërkuar të flas me ata që janë të kurdisur dhe të çartur. Dua të flas me ata që kanë votuar për mua”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se është i gatshëm të dëgjojë shqetësimet e qytetarëve që kanë mbështetur qeverinë e tij dhe që, sipas tij, kanë rezerva për mënyrën se si po trajtohen çështjet e mjedisit dhe zhvillimit.

“Me ata mund të flas, sepse ata nuk kanë dalë të zhvillojnë episodin e ri të një filmi shumë të vjetër. Dua t’i tregoj të gjithëve se asgjë nuk më lëviz nga istikami ku më kanë vendosur shqiptarët. Unë mishëroj vullnetin e të paktën 800 mijë shqiptarëve dhe kam një kontratë me ta”, tha ai.

Rama shtoi se është i hapur për diskutim me këdo që ngre shqetësime për mbrojtjen e mjedisit, por sulmoi ashpër një pjesë të protestuesve, duke i krahasuar me grupimin grek të ekstremit të djathtë Agimi i Artë.

Deklarata vjen në një moment kur protestat kundër projekteve turistike në Zvërnec dhe zona të tjera të bregdetit po vazhdojnë për të tretën ditë radhazi, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar një tjetër tubim në Tiranë në orën 18:00. Rama një ditë më parë kishte lënë të kuptohej se ishte i gatshëm të dëgjonte kundërshtimet e qytetarëve, por deklaratat e sotme tregojnë se dialogu, sipas tij, nuk përfshin ata që kërkojnë largimin e qeverisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme