Politika 2 June 2026, 20:44 Nga VNA

Mijëra protestues para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e qeverisë dhe protestë sërish nesër

Ndaje në Whatsapp
Mijëra protestues para Kryeministrisë, thirrje për

Mijëra qytetarë u mblodhën pasditen e së martës para Kryeministrisë në një protestë kundër projekteve të ndërtimit në Zvërnec dhe atë që organizatorët e konsiderojnë cenim të pronës private, pasurive kombëtare dhe zonave të mbrojtura.

Gjatë protestës u dëgjuan thirrje të forta si “Rama në burg”, “Berisha në burg” dhe “Bojkotoni mediat”, ndërsa pjesëmarrësit artikuluan pakënaqësi jo vetëm ndaj projektit në Zvërnec, por edhe ndaj mënyrës së qeverisjes në tërësi.

Në një moment, një grup protestuesish u ngjitën në shkallët e Kryeministrisë. Forca të Policisë së Shtetit u kërkuan atyre të zbrisnin dhe të qëndronin në hapësirën e Bulevardit. Incidenti u mbyll pa përplasje dhe pa pasoja.

Protesta u zhvillua përmes dy podiumeve të improvizuara ku folës të ndryshëm, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë morën fjalën. Në pjesën dërrmuese të tyre, fjalimet u përqendruan te kërkesa për largimin e qeverisë dhe ndryshimin e politikave që lidhen me zhvillimin e territorit.

Një prej aktivistëve paraqiti edhe një platformë kërkesash që, sipas organizatorëve, janë të panegociueshme. Mes tyre janë dorëheqja e qeverisë, shfuqizimi i kuadrit ligjor për investitorët strategjikë, anulimi i Paketës së Maleve, si dhe anulimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe në ligjin për trashëgiminë kulturore.

Në protestë morën pjesë qytetarë nga Tirana, Vlora dhe Rrjolli, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe mbështetës të partive politike jashtë Parlamentit. Aktivistë të lëvizjes “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt dhe të Lëvizjes Bashkë të Arlind Qorit ishin të pranishëm dhe artikuluan kërkesat e tyre gjatë tubimit.

Në përfundim të protestës, organizatorët njoftuan se qytetarët do të mblidhen sërish nesër në orën 18:00, duke paralajmëruar vazhdimin e mobilizimit kundër projektit në Zvërnec dhe politikave që, sipas tyre, po rrezikojnë interesin publik dhe pasuritë kombëtare.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme