Politika 1 June 2026, 22:56 Nga VNA

Shehaj pranon përfshirjen e “Mundësisë” në protestat për Zvërnecin: Kemi qenë nga Thethi deri në Nartë

Ndaje në Whatsapp
Shehaj pranon përfshirjen e “Mundësisë” në

Pas deklaratës së Arlind Qorit, edhe kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka pranuar publikisht angazhimin e forcës së tij politike në protestat kundër projekteve turistike dhe konflikteve të pronësisë në disa zona të vendit, përfshirë edhe Zvërnecin.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shehaj deklaroi se partia që ai drejton ka qenë pranë protestuesve “nga Thethi në Rrjoll, Pogradec dhe Zvërnec”, duke e konsideruar situatën si pasojë të mënyrës se si, sipas tij, qeveria menaxhon pronat publike dhe private.

Shehaj tha se “Mundësia” po përballet edhe me pasoja ligjore për mbështetjen e protestave, duke deklaruar se është paditur në gjykatë nga biznesmeni Bashkim Ulaj për përfshirjen e partisë së tij në mbështetje të banorëve që kundërshtojnë projektin në Rrjoll.

Deklarata e Shehajt vjen në një moment kur protesta e Zvërnecit është paraqitur kryesisht si një lëvizje qytetare. Megjithatë, pas Arlind Qorit, edhe kreu i “Mundësisë” konfirmon se forca e tij politike ka qenë e angazhuar në terren dhe në mbështetjen e protestave, duke e bërë më të dukshëm rolin e partive politike në këtë mobilizim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme