Politika 1 June 2026, 11:30 Nga VNA

Adriatik Lapaj thirrje qytetarëve: Të gjithë në shesh për Republikën, kundër atyre që na vjedhin dhe na rrahin

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj thirrje qytetarëve: Të gjithë në shesh

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së zhvilluar në Tiranë pas tensioneve dhe incidenteve të regjistruara në Zvërnec.

Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Lapaj ftoi shqiptarët të lënë mënjanë ndasitë politike dhe të bashkohen në atë që ai e cilësoi si një protestë kundër abuzimit dhe dhunës ndaj qytetarëve.

“Të gjithë të dalin në shesh për Republikën. Lëvizja Shqipëria Bëhet fton të gjithë shqiptarët të bashkohen përtej çdo dallimi në shesh kundër atyre që pasi na vjedhin edhe na rrahin. Kjo është protesta e të gjithëve kundër abuzimit”, shkroi Lapaj.

Thirrja e tij vjen në një moment kur protesta e nisur për kundërshtimin e projektit në Zvërnec është zhvendosur në Tiranë, duke marrë mbështetjen e aktivistëve, organizatave qytetare dhe forcave të ndryshme politike e shoqërore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme