Politika 1 June 2026, 09:33 Nga VNA

Greqia lidh incidentet në Zvërnec me integrimin europian të Shqipërisë: Kërkon zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mbrojtjen e të drejtave pronësore

Ndaje në Whatsapp
Greqia lidh incidentet në Zvërnec me integrimin europian të

Ministria e Jashtme e Greqisë ka ndërhyrë zyrtarisht pranë qeverisë shqiptare pas incidenteve të ndodhura mbrëmjen e 30 majit në Zvërnec, ku gjatë një proteste të banorëve për të drejtat e tyre pronësore mbeti i plagosur edhe një shtetas grek.

Në një deklaratë zyrtare, Athina shprehu shqetësim të fortë për ngjarjen dhe bëri të ditur se Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërmori menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i ofruar qytetarit grek ndihmë konsullore dhe mjekësore.

“Ministria e Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet që ndodhën më 30 maj 2026 në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë një proteste të banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ishte edhe një shtetas grek që mbeti i plagosur”, thuhet në deklaratë.

Sipas Athinës, Ambasada greke në Tiranë ka kërkuar nga autoritetet shqiptare zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive për incidentet e ndodhura gjatë protestës.

“Ambasada e Greqisë në Tiranë po kryen ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe përcaktimin e përgjegjësive. Në këtë kuadër, regjistrojmë reagimin e parë të autoriteteve shqiptare”, theksohet më tej në deklaratë.

Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme greke e lidh çështjen edhe me procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Athina nënvizon se respektimi i shtetit të së drejtës, mbrojtja e të drejtave pronësore dhe e të drejtave të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek, si dhe mbrojtja efektive e zonave të mbrojtura mjedisore, janë pjesë e standardeve europiane që Shqipëria duhet të respektojë.

“Nënvizojmë nevojën për respektimin e plotë të shtetit të së drejtës, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek, si dhe rëndësinë e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në kuadër të përafrimit me acquis communautaire të Bashkimit Europian, respektimi i të cilit përbën parakusht për përparimin e procesit të anëtarësimit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme