Politika 30 May 2026, 19:08 Nga VNA

Berisha shpall të përjashtuar ish kreun e demokratëve të Kavajës. Reagon Hysen Kadiu: Nuk më ka futur Salianji në PD dhe nuk më përjashton dot as ti

Ndaje në Whatsapp
Berisha shpall të përjashtuar ish kreun e demokratëve të

Përplasja brenda Partisë Demokratike pas zgjedhjeve dhe debateve rreth rolit të Ervin Salianjit po merr përmasa të reja. Hysen Kadiu, kandidati më i votuar në qarkun e Tiranës në garën e primareve të PD-së, ka reaguar publikisht pas deklaratës së Sali Berishës se kush zgjedh të bashkohet me Ervin Salianjin i ka mbyllur hesapet me Partinë Demokratike.

Në një reagim të shkurtër në rrjetet sociale, Kadiu i është përgjigjur drejtpërdrejt kreut të PD-së me një mesazh sfidues:

“Nuk më ka futur Salianji në PD o doktor… dhe nuk më përjashton dot as ti!”, shkruan ai.

Deklarata e Kadiut vjen në një moment kur tensionet mes drejtimit të Partisë Demokratike dhe grupit që mbështet Ervin Salianjin janë bërë publike. Bashkë me Salianjin, jashtë strukturave të partisë janë konsideruar edhe një sërë mbështetësish të tij, mes tyre emra të njohur si Dritan Burgia dhe vetë Hysen Kadiu.

Paradoksi politik që po ngrenë kritikët e këtij vendimi lidhet me faktin se shumë prej këtyre emrave rezultuan ndër më të votuarit në procesin e primareve, një mekanizëm që u promovua nga vetë Partia Demokratike si forma më demokratike e përzgjedhjes së kandidatëve. Sipas tyre, po përjashtohen pikërisht individë që morën mbështetje masive nga anëtarësia.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme