Politika 30 May 2026, 13:11 Nga VNA

I doli emri te lista e kandidatëve, Jordan Daci mohon kandidimin për Këshillin Kombëtar të PD: Nuk kam paraqitur asnjë kërkesë

Ndaje në Whatsapp

dfvvfvdd.PNG

Juristi Jordan Daci ka reaguar pasi emri i tij u publikua në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, duke sqaruar se nuk ka pasur asnjë dijeni paraprake për përfshirjen e tij në këtë proces. Në një deklaratë publike, ai theksoi se nuk është anëtar i Partisë Demokratike dhe nuk ka paraqitur asnjë kërkesë apo shprehur vullnet për të kandiduar në strukturat e saj.

Daci u shpreh se respekton çdo qytetar apo strukturë që mund të ketë vlerësuar emrin e tij, por nënvizoi se nuk pajtohet me përfshirjen në listën e kandidatëve dhe kërkoi që kjo të mos interpretohet si shprehje e vullnetit të tij personal, profesional apo publik.

Sipas tij, angazhimi aktual është i lidhur me kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, proces që kërkon respektimin e parimeve të pavarësisë, paanësisë dhe mospërfshirjes në veprimtari politike. Ai theksoi se këto standarde janë thelbësore për çdo kandidat që synon të ushtrojë një funksion të lartë kushtetues.

Në përfundim, Daci sqaroi se deklarata e tij synon vetëm shmangien e keqinterpretimeve publike dhe politike, duke ritheksuar se nuk është pjesë e procesit politik të Partisë Demokratike. Ai shtoi se do të vijojë kandidimin për Gjykatën Kushtetuese me bindjen se do t’i shërbejë vendit mbi bazën e Kushtetutës, ligjit, pavarësisë dhe interesit publik.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme