Politika 29 May 2026, 15:25 Nga VNA

Delina Ibrahimaj e sheh Shqipërinë si superfuqi dixhitale: Pas publikimit të të dhënave të qytetarëve, radha e botës të provojë modelin shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Delina Ibrahimaj e sheh Shqipërinë si superfuqi dixhitale: Pas

Jo vetëm sukses kombëtar, por edhe eksportues i modelit shqiptar në botë. Të paktën kështu e paraqiti ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, të ardhmen e teknologjisë shqiptare, në një kohë kur një pjesë e mirë e opinionit publik vazhdon të kujtojë skandalet e rrjedhjes masive të të dhënave personale të qytetarëve.

Gjatë prezantimit të kompanisë së re publike “Albanian Digital Solutions” (ADS), Ibrahimaj deklaroi se Shqipëria synon jo vetëm të ndërtojë sisteme dixhitale për administratën publike, por edhe t’i eksportojë ato në tregjet ndërkombëtare.

Sipas ministres, ADS do të marrë përsipër zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e platformave dixhitale të shtetit, ndërsa AKSHI do të mbetet institucioni me rol strategjik, rregullator dhe monitorues. Objektivi i shpallur është që Shqipëria të kthehet në një qendër prodhimi të zgjidhjeve teknologjike për administratat publike të vendeve të tjera.

Ibrahimaj shkoi edhe më tej kur foli për përdorimin e inteligjencës artificiale në prokurimet publike. Sipas saj, inteligjenca artificiale do të ndihmojë në hartimin e termave të referencës, llogaritjen e fondit limit, kontrollin e dokumentacionit dhe monitorimin e procedurave të tenderimit.

“Qëllimi ynë është që Shqipëria të ketë sistemin e parë të prokurimeve publike tërësisht me inteligjencë artificiale dhe pse jo ta eksportojë këtë sistem në të gjithë vendet e botës”, deklaroi ministrja.

Deklaratat vijnë në një moment kur AKSHI dhe sistemet shtetërore dixhitale kanë qenë në qendër të debateve të forta publike, jo vetëm për sulmet kibernetike, por edhe për rrjedhjen e bazave të të dhënave të qytetarëve shqiptarë, të cilat përfunduan jashtë sistemeve shtetërore dhe u shpërndanë gjerësisht. Pikërisht për këtë arsye, ambicia për të eksportuar modelin shqiptar të dixhitalizimit mund të duket për shumëkënd si një objektiv që kërkon fillimisht bindjen e shqiptarëve se të dhënat e tyre janë të sigurta.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme