Politika 28 May 2026, 17:22 Nga VNA

Arti i denoncimit pa emra i Jorida Tabakut

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-05-28 at 5.20.09 PM.jpeg

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, është shfaqur sërish në rrjetet sociale me formatin e saj të preferuar, videot-raport me regji të kuruar. Mesazhi është i qartë, qeveria po mbledh male me para nga taksat dhe rritja e çmimeve, por këto para nuk kthehen në investime. Deri këtu, tabloja është e njohur, shteti pasurohet, qytetarët varfërohen.

Por, pikërisht aty ku deputetja duhet të theksojë transparencën, videoja pëson një "blackout" detajesh. “20 kompani kanë 58% të tenderave. Nuk ka garë në ekonomi, nuk ka garë në koncesione, në prokurime publike dhe as në ndarjen e pronës. Nuk ka garë sot, sepse këto 20 kompani që marrin 58% të tenderave janë në fakt pakica që po merr shumicën e fondeve të qytetarëve. Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë. Sistemi i pakicës që fatkeqësisht ka uzurpuar dhe ka zënë çdo sektor të ekonomisë”, thotë deputetja. 

Tabaku na informon me saktësi se "20 kompani marrin 58% të tenderave", një shifër alarmante, por që mbetet jetime. Kush janë këto kompani? Cilat janë procedurat? Cilat janë koncensionet? Këtu deputetja nuk jep detaje. Në vend të emrave konkretë, jep një statistikë komode politike. Si duket, në denoncimin e deputetes së PD, përfituesit e mëdhenj ekzistojnë vetëm si numra abstraktë, pa emra biznesesh dhe pa emra pronarësh përfitues.

Pra, stili i saj i komunikimit mbetet i njëjtë, një diagnozë e fortë ekonomike e shpërndarë në rrjete sociale, por pa recetën dhe pa emrat që mbajnë përgjegjësi.

Kemi të bëjmë me një gjetje unike, ngrihen pyetje të mëdha, por nuk thuhet asnjë emër, ndoshta për të mos mërzitur askënd. Pa kontrata konkrete dhe pa emra kompanish, ky lloj denoncimi ngjan më shumë me një thashethem të sofistikuar ekonomik sesa me një betejë reale. E thënë më thjesht, deputetja vazhdon të na tregojë se sa e vjedhur është shtëpia, por kujdeset gjithmonë të mos na zbulojë kurrë emrin e hajdutit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme