Politika 28 May 2026, 13:37 Nga VNA

Përplasje në Komisionin e Reformës Territoriale: Boçi dhe Mazniku “sherr” për mikrofonin dhe menaxhimin e komisionit

Ndaje në Whatsapp

dfbgfbfg.PNG

Mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate mes përfaqësuesve të opozitës dhe maxhorancës, duke kulmuar me largimin nga salla të bashkëkryetarit demokrat, Luçiano Boçi.

Përplasja verbale ndodhi mes Boçit dhe bashkëkryetarit socialist të komisionit, Arbjan Mazniku, gjatë diskutimeve për ecurinë e mbledhjes dhe kohën e rezervuar për deputetët.

Debati nisi pasi Mazniku ndërhyri duke i kërkuar Boçit të përfundonte fjalën, me argumentin se deputetët e opozitës kishin monopolizuar diskutimet dhe nuk po i jepej hapësirë përfaqësuesve të maxhorancës.

Situata u tensionua më tej në momentin kur Mazniku i ndërpreu mikrofonin deputetit demokrat, veprim që solli reagimin e menjëhershëm të Boçit. Ky i fundit e cilësoi ndërhyrjen si jo etike dhe në kundërshtim me funksionimin normal të komisionit.

“Nuk mund të më hiqet mikrofoni ndërsa jam duke folur. Nuk pranoj ndërprerje të tilla në komision”, u shpreh Boçi gjatë debatit.

Nga ana tjetër, Mazniku insistoi se opozita kishte zgjatur diskutimet për orë të tëra pa lejuar përfaqësuesit e maxhorancës të merrnin fjalën.

Përplasja vijoi me tone të ashpra mes dy bashkëkryetarëve, ndërsa Boçi akuzoi Maznikun për ndërhyrje të papranueshme në fjalën e tij dhe për cenim të rregullave të debatit parlamentar.

Pas shkëmbimit të akuzave dhe tensioneve në sallë, deputeti demokrat u largua nga mbledhja, duke ndërprerë pjesëmarrjen e tij në komision.

Megjithatë, as pushimi pesëminutësh i kërkuar gjatë mbledhjes nuk arriti të ulte tensionet mes palëve. Debatet për menaxhimin e komisionit vijuan edhe pas rikthimit në sallë.

Përfaqësuesit socialistë u rikthyen në komision disa minuta më herët se opozita, duke pretenduar se deputetët opozitarë kishin tejkaluar kohën e pushimit dhe se nuk kishte arsye për të pritur më gjatë nisjen e mbledhjes.

Me mbërritjen e përfaqësuesve të opozitës, Luçiano Boçi mori fjalën dhe e cilësoi veprimin e socialistëve si shkelje të rregullores së komisionit, duke kërkuar që opozita të kishte të drejtën e fjalës.

Nga ana tjetër, Arbjan Mazniku kundërshtoi mënyrën e rikthimit të opozitës në komision dhe insistoi që të vijonte procedura normale e mbledhjes.

Tensionet mes dy bashkëkryetarëve u rritën edhe më tej, ndërsa tërhoqën mikrofonin drejt njëri-tjetrit gjatë diskutimit. Situata në komision vijon të mbetet e tensionuar.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme