Politika 26 May 2026, 16:06 Nga VNA

Bardhi: BE po shton kushtet për Shqipërinë, negociatat nën hije mosbesimi ndaj qeverisë

Ndaje në Whatsapp

j,kg.jpeg

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka deklaruar se Shqipëria po hyn në një fazë të re të negociatave me Bashkimi Europian, por sipas tij me më shumë kushte dhe me më pak besim ndaj qeverisë.

Në një deklaratë për media, Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përjashton opozitën nga procesi i integrimit dhe se po përdor propagandë për të fshehur, siç tha ai, vështirësitë reale të negociatave.

Ai pretendoi se për grupkapitullin “Themeloret”, Bashkimi Europian ka vendosur 34 kushte për Shqipërinë, të cilat sipas tij lidhen me korrupsionin, zgjedhjet, imunitetin politik, pastrimin e parave dhe funksionimin e institucioneve.

Bardhi u ndal edhe te çështja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke thënë se zhvillimet politike në vend kanë ndikuar në qëndrimet e Brukselit dhe në rritjen e kërkesave ndaj Shqipërisë.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për ndërhyrje në drejtësi dhe dobësim të kontrollit parlamentar, ndërsa shtoi se BE po kërkon standarde më të forta në fusha si zgjedhjet, lufta kundër korrupsionit dhe parandalimi i patronazhimit elektoral.

Në fund, ai bëri me dije se PD do të depozitojë në Kuvend tre nisma ligjore për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, dekriminalizimin e shpifjes ndaj gazetarëve dhe kriminalizimin e pastrimit të parave si vepër e veçantë në Kodin Penal.

Sipas Bardhit, këto masa janë pjesë e përpjekjeve për të përmbushur kushtet e integrimit europian, ndërsa ai theksoi se procesi i anëtarësimit nuk mund të mbyllet pa zgjidhjen e problemeve të brendshme politike në vend.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme