Politika 26 May 2026, 13:45 Nga VNA

Salianji paralajmëron takim me demokratët e Tiranës: Mund ta çojmë çështjen e PD në gjykatë

Ndaje në Whatsapp
Salianji paralajmëron takim me demokratët e Tiranës: Mund ta

Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e premte do të zhvillojë një takim me demokratët e Tiranës, ndërsa pretendoi se shërbimet qeveritare i kanë refuzuar kërkesën për zhvillimin e aktivitetit në Pallatin e Kongreseve, për shkak të Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha ditën e diel.

 “Unë do të jem në takim ditën e premte. Do të ishte në Pallatin e Kongreseve, por shërbimet qeveritare që kontrollohen nga Edi Rama kanë thënë që për shkak se ditën e diel bën takim Sali Berisha, nuk mund të ta japim ty të premten. Kështu që do gjejmë mundësinë që të organizojmë takim në shesh, sepse nuk ka salla të tjera. Dhe do të jem gjithë kohën në Kuvend me demokratët”, tha Salianji.

Ai la të hapur edhe mundësinë që përplasja për drejtimin e PD të përfundojë në gjykatë, megjithëse theksoi se preferon që zgjidhja të vijë përmes një procesi politik dhe votës së demokratëve.

“Unë PD nuk dua ta çoj në proces gjyqësor. Dua që ta zgjidhim me proces politik, me votë. E kam nisur procesin duke çuar shkresë zyrtare institucioneve të PD për përjashtimin nga gara dhe përjashtimin nga partia. Kur të plotësohet afati i ankimimit administrativ për moskthimin e përgjigjeve, unë do ta çoj në gjykatë edhe mbetemi prap gjykatave. Unë dua të jem në lartësinë e përgjegjësisë që na kërkojnë qytetarët për ta zgjidhur me votë”, u shpreh ai.

Salianji përsëriti edhe njëherë akuzat ndaj Berishës për procesin e referendumit të zhvilluar në PD, të cilin e cilësoi si një “farsë” të manipuluar dhe pa standarde demokratike.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme