Politika 25 May 2026, 20:47 Nga VNA

Mesazhi i Ramës funksionoi: Elisa Spiropali harron qeverinë, përqafon Europën dhe rikthehet te servilizmi me fjalor integrimi

Ndaje në Whatsapp
Mesazhi i Ramës funksionoi: Elisa Spiropali harron qeverinë,

Pak ditë pasi Edi Rama paralajmëroi publikisht se kush flet kundër qeverisë mund të përjashtohet nga Partia Socialiste, duket se Elisa Spiropali ka zgjedhur të rikthehet te versioni më klasik i socialistit të bindur: Europa, vizioni dhe asnjë kritikë për qeverinë.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, një ditë para konferencës ndërqeveritare me Bashkimin Europian, Spiropali foli për rëndësinë historike të integrimit, për “guximin politik”, “qartësinë”, “vizionin” dhe “Shqipërinë europiane”.

Por në status mungonte diçka që deri pak kohë më parë dukej se ishte kthyer në pjesë të profilit të saj publik: kritikat ndaj mënyrës së qeverisjes, problemeve të administratës dhe deformimeve të pushtetit që vetë ajo kishte artikuluar në reagime të mëparshme.

Mesa duket, pas mesazhit të fundit të Ramës për disiplinë politike dhe kufijtë e kritikës brenda PS-së, Spiropali ka vendosur të heqë dorë nga tonaliteti kritik dhe të rikthehet në origjinalitetin tradicional të politikës shqiptare: servilizmin e paketuar me fjalor europian.

Në statusin e saj, Spiropali shkruan se “anëtarësimi në Bashkimin Europian nuk është vetëm pasaportë europiane”, por hyrje në një hapësirë ku “ligji, konkurrenca, liria dhe dinjiteti i qytetarit kanë një tjetër peshë”.

Megjithatë, në një tekst të gjatë për Europën, drejtësinë dhe standardet, nuk kishte asnjë reflektim për mënyrën si funksionojnë aktualisht këto standarde në Shqipëri dhe asnjë referencë për problemet e qeverisjes që Elisa dukej ti kishte merak deri para pak javësh ndërsa mendon se ndoshta janë zgjidhur për sa kohë nuk i përmend më. Ose i bën servilizmin e zakonshëm shefit të madh.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme