Politika 25 May 2026, 12:02 Nga VNA

Pacolli: Policia po lejon vjedhjen e mjeteve tona, kush e ka urdhëruar?

Ndaje në Whatsapp

707464361_1516996726455880_2782731663553066562_n.jpg

Konflikti i ashpër për kontrollin dhe punimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës ka njohur një tjetër valë tensionesh. Përmes një deklarate të fortë publike, biznesmeni dhe investitori kryesor i projektit, Behgjet Pacolli, ka denoncuar publikisht bllokimin e punëtorëve në kantier, duke e cilësuar situatën si një "pengmarrje" të terminalit dhe privim të të drejtave elementare të pronës.

Pacolli hodhi akuza të rënda se brenda hapësirave të bllokuara po ndodhin vjedhje të dëmshme për projektin qindra-milionësh.

"Edhe sot po vazhdon e njëjta skenë: njerëzve u mohohet qasja në punishtë, në sendet e tyre private, në pajisjet dhe instrumentet e punës, ndërsa Terminali vazhdon të mbahet peng. Tashmë kemi dëshmi serioze se kompjuterë dhe instrumente sensitive po vidhen nga grupe që kanë uzurpuar hapësirat," deklaroi Pacolli, duke shtuar se këto veprime po ndodhin "para syve të Policisë së Shtetit", e cila sipas tij po pengon qasjen në punë.


Sfondi i Konfliktit
Përplasja në kantierin e Aeroportit të Vlorës ka nisur zyrtarisht më 14 maj 2026, kur shoqëria koncesionare "Vlora International Airport" (VIA) – e menaxhuar nga administratori Vegim Hoxha dhe e mbështetur nga ortaku tjetër, Valon Ademi – i nisi një njoftim zyrtar kompanisë së Pacollit, "Mabco Constructions", për ndërprerjen e menjëhershme të kontratës.

Sipas njoftimit të VIA-s, vendimi erdhi si pasojë e:

Vonesave të stërgjata: Punimet e kontraktuara duhej të përfundonin që më 3 shkurt 2025.
Dëmeve financiare: VIA pretendon se shkelja e afateve i ka shkaktuar kompanisë një dëm prej mbi 4.6 milionë eurosh, me një penalitet penalizues prej 10,000 eurosh për çdo ditë vonese.
Nga ana tjetër, pala e Pacollit dhe kompania "Mabco" (e cila zotëron pjesën dërrmuese të kuotave të koncesionit) e konsiderojnë këtë vendim si krejtësisht të paligjshëm dhe "vetëgjyqësi të pastër kriminale". Sipas përfaqësuesve të Mabco-s, nuk ka asnjë vendim gjykate që ndalon hyrjen fizike të punëtorëve apo inxhinierëve të tyre në kantier, pasi vendimet e fundit gjyqësore lidhen vetëm me pezullimin e përkohshëm të të drejtës së votës brenda shoqërisë (çështje që ndodhet aktualisht në Gjykatën e Lartë).

Deklarata e plotë...

Prapë pengesa, prapë bllokada, prapë privim i njerëzve nga e drejta elementare për të punuar, per te pasur qasje në pronën e tyre!   
Edhe sot po vazhdon e njëjta skenë: njerëzve u mohohet qasja në punishtë, në sendet e tyre private, në pajisjet dhe instrumentet e punës, ndërsa Terminali vazhdon të mbahet peng.
Tashmë kemi dëshmi serioze se kompjuterë dhe instrumente sensitive po vidhen nga grupe që kanë uzurpuar hapësirat ku ndodhen pajisjet e ndijëshme, pajsjet të mjeshtërve, inxhinierëve dhe punëtorëve. Këto gjëra kanë mbetur pa asnjë përkujdesje, kanë mbetur në mëshirën e atyre që po mbajnë peng një vepër ku investitori Mabco ka investuar qindra miliona euro.
E gjithë kjo po ndodh para syve të Policisë së Shtetit, e cila po pengon qasjen në punë, tash e sa ditë.
Pyetja është e thjeshtë dhe kërkon përgjigje të qartë: kush i ka urdhëruar këto veprime dhe kush po e mban peng këtë proces?
Nëse në këtë vend ka drejtësi, kjo situatë duhet të hetohet menjëherë. Heshtja përballë bllokadës, vjedhjes dhe privimit të pronës nuk është zgjidhje — është përgjegjësi.

706780723_1516996699789216_2802861855530983855_n.jpg707398370_1516996659789220_4127274137707381664_n.jpg707229806_1516996706455882_6368205809495631059_n.jpg

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme