Politika 24 May 2026, 13:08 Nga VNA

Ferit Hoxha firmos 4 ndryshime të tjera ambasadorësh, por ende jo Denion Mejdanin

Ndaje në Whatsapp
Ferit Hoxha firmos 4 ndryshime të tjera ambasadorësh, por ende jo

VNA mëson 4 kandidatët për kre të Misionit Diplomatik, që i janë propozuar Kuvendit për postet e mëposhtme: 

· Z. Dastid Koreshi në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të
Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë
pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në
Gjenevë, rezident. 

· Znj. Elvira Isufi në detyrën e Ambasadorit të
Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e
Suedisë, rezident dhe Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të
Republikës së Shqipërisë në Republikën e Finlandës, në Republikën e Islandës
dhe në Mbretërinë e Norvegjisë, jo rezident. 

· Z. Florian Nova në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të
Republikës së Shqipërisë në Republikën Arabe të Egjiptit, rezident dhe
Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në
Republikën Arabe të Sirisë, në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, Shtetin e
Libisë, Shtetin e Palestinës, Republikën Libaneze dhe në Republikën e Sudanit,
jo rezident 

· Z. Spiro Koçi në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të
Republikës së Shqipërisë në Bosnjë dhe Hercegovinë, rezident.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme