Politika 22 May 2026, 20:38 Nga VNA

Monika Kryemadhi shpërthen ndaj Bashës: “Ish-aleati po financon sulmet kundër meje”

Ndaje në Whatsapp
Monika Kryemadhi shpërthen ndaj Bashës: “Ish-aleati po financon

 

Politika shqiptare vazhdon të prodhojë një fenomen të njohur: aleatët e djeshëm shndërrohen në kundërshtarët më të ashpër të sotëm, ndërsa sekretet, dosjet dhe akuzat që dikur heshteshin në emër të “kauzës” rikthehen sapo prishet aleanca.

Këtë herë ishte Monika Kryemadhi që iu rikthye publikisht marrëdhënies së saj politike me ish-aleatin Lulzim Basha, duke e akuzuar se qëndron pas një fushate denigruese ndaj saj dhe familjes së saj përmes portaleve dhe gazetarëve.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Kryemadhi paralajmëroi gjithashtu se dosja për financimet ruse të lobimit të Bashës në SHBA “nuk është mbyllur”, por vetëm “ka zënë pluhur” në SPAK.

Deklarata rikthen në vëmendje një nga paradokset më të zakonshme të politikës shqiptare: shumë nga akuzat më të forta nuk bëhen nga kundërshtarët historikë, por nga ish-miqtë politikë, të cilët dikur ndanin të njëjtat tryeza, protesta dhe konferenca shtypi.

Por në këtë histori ka edhe një paradoks tjetër që shumëkush nuk arrin ta kuptojë: pse duhet ta sulmojë Lulzim Basha Monika Kryemadhin, në një kohë kur vetë ai mezi arrin të jetë prezent në media dhe nuk po paguan dot politikisht as për ekzistencën e vet publike?

Kjo është arsyeja pse akuzat e Kryemadhit tingëllojnë më shumë si simptomë e një politike që jeton ende me hijet e aleancave të vjetra, ku askush nuk i beson më askujt dhe çdo portal, çdo lajm apo çdo sulm kërkon medoemos një “regjisor” politik pas kuintave.

Kryemadhi foli edhe për “pseudogazetarë”, portale dhe burime financiare që sipas saj lidhen me Bashën, ndërsa paralajmëroi se një ditë mund të diskutohet edhe origjina e parave që kanë financuar media apo fushata denigruese.

Në fund, më shumë sesa një përplasje personale mes dy ish-aleatëve, episodi tregon edhe një herë mënyrën sesi funksionon politika shqiptare: sekretet ruhen sa kohë zgjat aleanca dhe bëhen publike sapo nis lufta mes ish-miqve.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme