Politika 22 May 2026, 14:21 Nga VNA

Berisha kontradiktor për SPAK edhe në komentet mbi raportin e IBAR

Ndaje në Whatsapp

fdfdfgd.PNG

Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të mbajë një qëndrim kontradiktor ndaj SPAK-ut, duke alternuar mbështetjen për qëndrimet e Bashkimit Europian me sulmet direkte ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Në konferencën e gjatë për mediat, ku komentoi raportin e IBAR dhe ndryshimet që, sipas tij, ishin bërë nga drafti i muajit shkurt deri te versioni aktual. Berisha u ndal te shqetësimet e shprehura nga Bashkimi Europian për presionet dhe ndikimet politike ndaj SPAK-ut.

“Bashkimi Europian shpreh keqardhjen dhe nxit adresimin e përpjekjeve të dështuara dhe shqetësuese të zyrtarëve apo politikanëve, përfshi të niveleve të larta, duke përfshi SPAK. Pra është forcuar shumë më tepër. Katër përshkallëzime vihen re në këtë paragraf: “keqardhje”, nuk ishte, “të shtuara” dhe “shqetësuar” nuk ishin, “nivele të larta” nuk ishin. SPAK përmendet në mënyrë eksplicite. Pra kemi të bëjmë me gjuhën më të ashpër të dokumentit”, tha Berisha.

Megjithatë, vetëm pak minuta më pas, kreu demokrat duket se e la mënjanë këtë shqetësim të BE-së për sulmet ndaj SPAK-ut dhe iu rikthye akuzave të drejtpërdrejta ndaj prokurorëve. Duke komentuar çështjen e vettingut, ai sulmoi prokurorin e SPAK, Altin Dumani.

“Standardet e vetingut, qëndrueshmëria. Thekson hapat drejt vetingut në shkurt. Në maj shtohet: Thekson nevojën për Shqipërinë të ruajë dhe të mbajë standarde të qëndrueshme. Imagjinoni ju si mund të bëjë veting Altin Troplini? A e patë se si kishte mashtruar ai? Kishte paraqitur në veting deklaratën e firmosur nga noteri, të prindërve të bashkëshortes së tij, se vila trekatëshe ku banon Altin Troplini është ndërtuar në një kohë kur ai nuk ishte fejuar me Alketën, vajzën e tyre, në një kohë kur dokumentet e shtetit faktonin se në atë periudhë që pretendonte familja e Altin Troplinit, ajo ka qenë tokë arë pa asnjë tullë”, u shpreh Berisha.

Pra, mbetet e paqartë nëse Berisha po mbron SPAK-un nga sulmet politike apo po vijon vetë t’i udhëheqë ato, në varësi të paragrafit të raportit që po lexon. Sepse, mesa duket, kreu i PD e interpreton sipas interesit personal raportin e IBAR brenda së njëjtës konferencë për shtyp.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme