Politika 22 May 2026, 13:58 Nga VNA

Alibeaj kritikon marrëveshjet PD-PS: Forcuan kontrollin politik të Xhafajt mbi SPAK

Ndaje në Whatsapp

vffgbg.jpg

Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, e cilësoi si “pazar politik” bashkëpunimin mes opozitës dhe socialistëve për reforma si ajo territoriale, zgjedhore dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Në një intervistë në A2 CNN, Alibeaj tha se PD nuk duhej të jepte votat për fuqizimin e Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, i drejtuar nga deputeti socialist Fatmir Xhafaj.

Në rregulloren e re të miratuar të enjten në mbrëmje, u përcaktua që kreu i SPAK-ut të mos raportojë më në seancë plenare përpara gjithë Kuvendit, por vetëm në komisionet parlamentare, përfshirë edhe komisionin që drejtohet nga Xhafaj.

Alibeaj deklaroi se ky ndryshim synon të rrisë kontrollin politik mbi sistemin e drejtësisë përmes komisionit parlamentar. Sipas tij, përmes këtij mekanizmi mund të ushtrohet ndikim mbi SPAK-un, duke përfshirë monitorime, rezoluta dhe propozime për ndryshime ligjore.

Ai kritikoi gjithashtu opozitën për votën e dhënë, duke argumentuar se po humbet mundësia që SPAK-u të shërbejë si aleat në përballjen me qeverinë. Në vijim, Alibeaj përmendi edhe reformën territoriale-administrative dhe ndryshimet kushtetuese, duke akuzuar palët politike se po vendosin interesat e tyre mbi interesin publik.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme